Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan shkruan se ndihet i neveritur dhe i indinjuar nga vetoja e Francës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.
Kukan e cilëson të papërgjegjshëm dhe dritëshkurtër kreun e shtetit francez.
“Jam shumë i neveritur dhe i indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e BE-së, i cili ka çuar në shtyrjen e mëtejshme të procesit të zgjerimit të BE-së. Unë e kam ditur sepse Presidenti Francez Macron ka luajtur rolin e një sabotuesi të heshtur për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, nuk besoja se ata do të përdornin një lojë të tillë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kur u mor zyrtarisht vendimi. Ai është shumë dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm”, shkruan Kukan.