Me rastin e Ditës Kombëtare Kineze dhe në kuadrin e Javës Kulturore Kineze, Argumentum.al zhvilloi një intervistë me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding.
“Kina e Shqipëria kanë tradita historike dhe në duhet të shikojmë nga historia për të ndërtuar të ardhmen. Kjo është ajo që adresoj të miqtë shqiptarë. Bashkëpunimi dypalësh pragmatik ka perspektiva të gjera, dhe potencial shume të madh në të gjitha fushat, ekonomike, politike dhe kulturore ”, shprehet Ambasadori
Ndërsa thekson se Kina mbështet rrugën e integrimit europian të Shqipërisë në BE dhe zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike me të gjitha vendet, Ambasadori thotë gjithashtu se Kina mund të japë më shumë kontribut për Shqipërinë.
“Ka shumë potenciale midis dy vendeve por duhen përpjekje të përbashkëta dhe jo vetem nga njëra anë ”, tha Ambasadori kinez
Intervistoi: Marjana Doda
Z. Ambasador, në kuadrin e nismës “Shqipëria mirëpret botën” e cila vjen si bashkëpunim i qeverisë shqiptare me vende të tjera mike e partnere në vend, janë organizuar një sërë javësh kulturore ndërkombëtare. Na flisni më shumë për programin e Javës së Kulturës Kineze, ku Shqipëria do të njihet me disa copëza të një kulture 5 mijëvjeçare?
Ne kemi pergatitur shume aktivitete në javën e kulturës kineze me qëllim që shqiptarët mund të njihen më shumë me kulturën kineze. Megjithatë një javë nuk është e mjaftueshme, por ne duam të paraqesim elemente kulturore kineze, si psh Arti marcial Taiji, ushqim kinez etj. Veçanërisht me foto sot në ekspozitë, shqiptarët mund të njihen me historinë e bashkëpunimeve në fusha arsimore, kulturore, etj.
Më kryesorja është entuziazmi që sjellin këto elemente kulturore te populli shqiptar. Shpresojmë që pas Javës së Kulturës Kinze, mund të organizojmë më shumë aktivitete. Si dhe më shumë shqiptarë të vizitojnë Kinën.
Përveç kësaj, shpresoj që edhe më shume kinez të mund të vizitojnë Shqipërinë. Besoj se me shkëmbime të tilla, miqësia ndërmjet dy vendeve mund të thellohet.
–Aktualisht ndodhemi në ekspozitën e fotografive historike miqësore Kino-Shqiptare. Si ambasadori kinez, si e komenton këtë ekspozitë?
Misioni ynë origjinal per këtë ekspozitë, është pikërisht të ndihmojë më shumë shqiptarët që të njohin miqësinë tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë.
Në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, Kina ka ndihmuar Shqipërinë me shumë projekte. Më shumë se 140 projekte, që mbulonin të gjitha fushat ekonomike dhe shoqërore. Edhe shumë shqiptarë shkuan në Kinën për të studiuar, punuar dhe vizituar. Ne duhet të vlerësojmë këtë histori. Kina e Shqipëria kanë tradita të vlerësimit të historisë, ne duhet të shikojmë nga historia për të ndërtuar të ardhmen. Kjo është ajo që adresoj te miqtë shqiptarë. Bashkëpunimi dypalësh pragmatik ka perspektiva të gjera, dhe potencial shumë të madh në të gjitha fushat, ekonomike, politike dhe kulturore. Kina është ekonomia e dytë botërore dhe dëshiron të japë kontribute të rëndësishem për te promovuar paqen dhe harmoninë botërore, si dhe .për zhvillimin shqiptar.
– Kjo interviste po zhvillohet në prag të 73-vjetorit e vendosjes marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, Si i vlerësoni këto marrëdhënieve gjatë këtyre viteve, veçanërisht në aspektin ekonomik?
Marrëdheniet kino-shqiptare janë në bazë të barazisë dhe përfitimit reciprok. Kina mbështet rrugën e integrimit europian të Shqipërisë në BE dhe zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike me të gjitha vendet.
Kina shpreson që të japë më shumë kontribut për Shqipërinë. Siç e kam përmendur marrëdhëniet kino-shqiptare kanë shume potencial. Aktualisht Kina është partneri më i madh tregtar në më shumë se 130 vende në bote. Ndërsa me Shqipërinë Kina është vendi i pestë sa i perket shkëmbimit tregtar. Ka shume poteciale midis dy vendeve në fusha të tregtisë dhe investimit, por duhet përpjekje të perbashket dhe jo vetëm nga njëra anë.
– Dhe së fundi, cili është mesazhi Juaj për të rinjtë shqiptarë?
Në të vërtetë jam takuar me shumë të rinj shqiptarë. Ata janë shumë të zgjuar dhe të hapur. Siç e kam përmendur, janë të shumtë të rinjtë shqiptare që kanë mësuar gjuhën kineze në institutin “Konfuci” dhe më kanë thënë që duan të vizitojnë Kinën.
Shqipëria ka pasuri në burime njerëzore, siç janë të rinjtë shumë të gjallë, ndaj Shqipëria ka shumë potencial në këtë aspekt. Edhe Shqipëria ka burime natyrore të pasura. Ambasada kineze dëshiron të forcojë bashkëpunime me palën shqiptare, psh në fushën e bashkëpunimit midis të rinjve. Uroj që shumë të rinj të njihen me shumë me Kinën, të vizitojnë në Kinë pas pandemisë.
Faleminderit!
© 2022 Argumentum