Sfidat e Maqedonisë së Veriut dhe Rajonit përballë zhvillimeve të reja gjeopolitike*
Intervistë Ekskluzive për ARGUMENTUM.al me Prof. Dr.Bashkim SELMANI, Shef i Programit Studimor të Studimeve politike në Fakultetin e Drejtësisë UT-Tetovë
Intervistoi: Marjana Doda
Rajoni i Ballkanit Perëndimor është përballur me sfida të ndryshme të sigurisë gjatë viteve të fundit, sidomos që nga lufta e Rusisë në Ukrainë e cila ka ndikuar në stabilitetin dhe zhvillimin e tij. Ka shumë sfida gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedonine e Veriut e cila si pasojë e përplasjeve të tyre të brendshme shpesh herë bie pre e influencave të dëmshme gjeopolitike duke u kthyer në sfida të mëdha për RMV-në në veçanti.
Përballë zhvillimeve gjeopolitike Maqedonia e Veriut është “nyja gordiane” ku lidhen dhe zhbëhen shumë interesa rajonale, ndaj stabiliteti i saj është një pikë e rëndësishme nevralgjike për gjithë rajonin. Në një intervistë ekskluzive për Argumentum.al, Prof. Dr.Bashkim SELMANI, Shef i Programit Studimor të Studimeve politike në Fakultetin e Drejtësisë UT-Tetovë, flet me konkretisht për sfidat e Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me sfidat e bredshme dhe te jashtme të saj Prof. Dr. Selmani thekson: Në kuadrin e zhvillimeve të reja gjeopolitike sfidat emergjente të brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në tërësi, i ndaj në dy pika kryesore;
-Aspekti politik dhe gjendja aktuale e zgjedhjeve parlamnetare dhe presidenciale janë me rëndësi jetike dhe zhvillimore që n’varet se çfarë kahje do të marrë politika e brendshme dhe ajo e jashtme shtetërore.
-Raportet ndërfqinjësore jo të qëndrueshme siç është konteksti me Bullgarinë dhe shqiptarët brenda shtetit të gjitha anketat flasin për kufizime dhe shkelje të të drejtave kolektive siç është pagëzimi i përqindjes (20%).
Në këto rrethana vlerësojmë se raportet ndërfqinjësore të Ballkanit përëndimor kanë qenë dhe mbeten gjithmonë të brishta dhe të kërcënuara në raport shtet me shtet.
Sa i përket angazhimit të Maqedonisë si anëtare e NATO-s, i pyetur për kërkesën e Presidentit Zelensky për prodhimin e përbashkët të armatimit nga vendet e Ballkanit, përfshirë këtu dhe Maqedoninë e Veriut, Prof. Dr Selmani thotë se thirrja e Zelensky dhe nevoja emergjente për prodhimin e armatimeve bashkërisht nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka të bëjë së pari me solidarizimin, pasi aktualisht duhet të ndihmohet Ukraina, jo vetëm në aspektin e armatimit por, edhe në shumë aspekte të tjera shtesë bazë mundësive (nga buxhetet e tyre nuk kanë ndarë diçka minimale) që kanë mundësi, që nënkupton se nuk e kanë bërë as minimumin që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë shtetet perëndimore si EU-ja dhe SHBA-të.
E dyta, për sa i përket ndihmës së rajonit dhe a janë në gjendje këto vende që të përmbushin nevojat e Ukrainës mendoj se po, shikuar në prizmin e një strategjie të përbashkët ndërshtetërore ballkanike, munden shumë ta ndihmojnë Ukrainën por, akoma më shumë vendet e tyre. Shikuar në prizmin dhe raporet ndërfqinjësore, mund të zbusë bashkëpunimin dhe përforcojë miqësinë e re mes këtyre vendeve me interesa të ndërsjella, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kam bindjen se industria e armatimit është shumë përfituese gjë që do të ndikonte jo vetëm në zhvillimin e këtyre vendeve por, do të hapte vende të reja pune, thekson Ai.
Në lidhje me influencën ruse dhe nëse Rusia ka ndikim në Maqedoninë e Veriut
Prof.Dr. Bashkim Selmani shprehet se Rusia në RMV, ka lidhje jo vetëm Ballkanike por edhe farefisnore gjë që e shprehin haptas jo vetëm disa subjekte politike maqedonase por edhe persona fizik që shprehen publikisht për këto lidhje shpirtërore e financiare por, ka edhe të heshtur që motivohen, orientohen dhe financohen nga Rusia si bazë investimeve publike, po ashtu edhe formave tjera kapitale, institucionale, shërbimeve sekrete që janë të njohura pjesërisht edhe për publikun.
Sa i përket miteve në Ballkan, Prof.Dr. Bashkim Selmani përmend Serbinë si një vend që prodhon mite dhe përdor mite. “Do ta filloja më një kundër replikë që e përdorin dhe i mësojnë serbet edhe fëmijët e djepit “ku ka një sërb ka edhe Serbi “. Ata jetojnë në mite, në grindje, në pretendime teritoriale edhe pse kanë më shumë territore se të tjerët me prejardhje gjenocidiale ata përsëri janë të pangopshëm për gjithçka që nuk është sërbe, flas gjithmonë për politikën shtetërore dhe qëndrimet e tyre në nivel ndërkombëtar e global strategjik. Prandaj mund të themi se aktualisht Serbija është një gjenerator krize”, shprehet ai.
Lidhur me pyetjen se kush ka dështuar, vendet e rajonit apo politika perëndimore ndaj nesh, Prof .Dr. Selmani përgjigjet: “Të dyja së bashku por, përgjegjësia bie mbi ne dhe jo te ata që duan të ndihmojn. Ata që kanë nevojë për përforcimin dhe vënien në funksion të shtetit dhe së drejtës, duhet të jenë më të vëmendshëm, më transparentë dhe më bashkëpunues si brenda shtetit ashtu edhe në raportet ndërkombëtare e globale, sepse bota bashkëkohore aktualisht gjendet në një fazë më të rrezikuar se kurrë më parë. Nuk mund të jemi edhe ne të lumtur, nëse të tjerët janë fatkeq. Nëse pretendojmë për një shoqëri demokratike, ne duhet zhvillojmë unitet e solidaritet, bashkëpunim e mirëkuptim midis njerëzve, shteteve fqinjësore, ndjenjën e respektit dhe të dashurisë, ndjenjën e detyrës ndaj të tjerëve, si kusht i lirisë vetiake dhe i së drejtës personale”.
“E ardhmja e afërt të rajonit tonë është shumë e brishtë dhe do të mbetet si e tillë deri sa të kenë durim faktori ndërkombëtar, në këtë rast BE-ja dhe SHBA-të. Vlerësojmë se gjatë gjithë këtyre decenieve jemi dëshmitarë të arsyes se këto vende jo vetëm që nuk duan por, as që janë të interesuara për procese integruese për veç elokuencës së bukur për liri e demokraci“, thotë Prof. Dr. Bashkim Selmani në intervistën e mëposhtme:
–Argumentum.al: Përballë zhvillimeve të reja gjeopolitike, cilat janë sfidat emergjente të brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë së Veriut? Po rajonit në tërësi?
–Prof. Dr. Bashkim Selmani: Përballja e RMV-së , në kuadrin e zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe sfidat emergjente të brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në tërësi , analizuar në dipotrinë e gjendjes faktike dhe organizimit të shtetit dhe së drejtës së RMV-së vlerësojmë se aktualisht mund të konkludohen disa këndvështrime siç janë në vijim;
- Aspekti politik dhe gjendja aktuale e zgjedhjeve kuvendore dhe presidenciale janë me rëndësi jetike dhe zhvillimore që n’varet se çfarë kahje do të marrë politika e brendshme dhe ajo e jashtme shtetërore. Kjo çështje komplikohet akoma më shumë me fitoren VMRO-ja, (vjen me një bagazh të dyshimtë kriminal, siç ishte rasti Gruevski që varfëroi dhe e vodhi skajshmërisht qytetarët dhe shtetin. Gjatë gjithë zhvatjes së shtetit i mbante të tensionuara marrëdhëniet ndëretnike) në rast se do të fitonte LSDM-ja, proceset e brendshme nuk do të kishin shumë ndryshime po ashtu edhe në këndvështrimin ndërkombëtar sepse është parti proeuropiane dhe më e emancipuar ndaj raporteve ndëretnike. Prandaj, është shumë orientuese dhe vendimtare për sfidat e brendshme dhe ato gjeopolitike se cila nga partitë politike maqedonase është në pushtet, ndërsa të subjektet politike shqiptare për veç disa dallimeve minore qëndrimi i tyre është pro-europian si ç’do qytetar shqiptar, sepse këtë pritje nëpër decenie e kemi paguar me një kosto shumë të lartë me viktimizim, me padrejtësi si nga buxheti kufizues për shqiptarët dhe rajonet shqiptare, gjyqësore-procese akoma pa epilog përfundimtar për ata lëndë të dyshuara me karakter publik si të montuara, ekonomike rajone më pak të zhvilluara, politike, zhvatje kolektive, kulturore dhe akoma vazhdojmë me shumë sakrifica dhe padrejtësi kolektive institucionale siç është korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar institucional.
- Raportet ndërfqinjësore jo të qëndrueshme siç është kontesti me Bullgarinë dhe shqiptarët brënda shtetit. Të gjitha anketat flasin për kufizime dhe shkelje të të drejtave kolektive siç është pagëzimi i përqindjes (20%). Që bie në kundërshtim me të drejtën natyrore, sepse nuk mund ti themi dikujt ju keni të drejtë të merrni 20 % frymë ndërsa maqedonasit 80 përqind frymë, o marrim frymë ose nuk marrim. Në aspektin ligjor nëse kemi të drejta 20 %, atëherë edhe detyrimet ndaj shtetit duhet të jenë 20%, ndërsa ne kemi detyrime 100%. Po aq duhet të kemi edhe të drejta kolektive me karakter institucional. Në këto rrethana vlerësojmë se raportet ndërfqinjësore të Ballkanit përëndimor kanë qenë dhe mbeten gjithmonë të brishta dhe të kërcënuara si në raport shtet me shtet, po ashtu edhe për lëvizjen e qytetarëve në raport me këto shtete siç është edhe rasti i fundit i qytetarëve të Republikës së Kosovës në kufirin Kroaci-Sërbi.
-Viteve të fundit kemi parë një garë armatimi në Ballkan sidomos ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Ndërsa pas luftës në Ukrainë, i gjithë Ballkani po armatoset. Çfarë fshihet pas garës së re të armatimeve në Ballkan?
Nëse merret për bazë edhe armatimi i disa vendeve kohëve të fundit siç është Kroacia dhe Sërbia, kjo situatë e paqartë dhe luftarake në nivel Ballkanik dhe ndërkombëtar. RMV-së i jep një kahje tjetër dhe akoma më kërcënuese nga vendet fqinjësore që reflektojnë me pasoja nga e kaluara (lufta në Bosnjë, Kosovë dhe 2001në RM) dhe aktualisht që minon edhe plotësimin e standardeve europiane, sepse vëmendja për luftimin e krimit dhe kriminalitetit institucional dhe korrupsionit metastazik e defokuson vëmendjen nga ana e faktorit ndërkombëtar, presioni i kohëve të fundit është shumë më i ulët dhe kjo situatë e brishtë apo luftë krijon humbjen e shpresave për qytetarët dhe nxit stimulimin për ikje nga vendi. Sepse, deri më të tani të gjitha subjektet politike janë amnistuar mes vete duke kërcënuar qytetarët me gjendje lufte dhe kjo situate gjeopolitike dhe armatimi i vendeve Ballkanike kërcënuese për luftë shkon në favor të krimit institucional dhe disfunksionimi i shtetit dhe së drejtës. Ky argument është bindje bazë që qytetarët e kanë kuptuar se pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, RMV-ja nuk mund të përballet me krimin dhe kriminalitetin institucional, sepse u gëlltit nga këto rrethana edhe Prokuroria speciale që u themelua për të luftur krimin dhe kriminalitetin institucional, siç ishte rasti i Hungarisë dhe Rumanisë që përfundoi me suksese për këto vende.
-Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në gjendje këto vende që të përmbushin nevojat e Ukrainës? Çfarë mund të bëjë Maqedonia e Veriut?
Rasti Zelensky dhe nevoja emergjente për prodhimin e armatimeve bashkërisht nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të vështrohet në dy aspekte, E para ka të bëjë me solidarizimin dhe ndihmën që aktualisht duhet të ndihmohet Ukraina, jo vetëm në aspektin e armatimit por, edhe në shumë aspekte të tjera shtesë bazë mundësive (nga buxhetet e tyre nuk kanë ndarë diçka minimale) që kanë mundësi, që nënkupton se nuk e kanë bërë as minimumin që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë shtetet perëndimore EU-ja dhe SHBA-të.
E dyta, për sa i përket ndihmës së rajonit dhe a janë në gjendje këto vende që të përmbushin nevojat e Ukrainës mendoj se po, shikuar në prizmin e një strategjie të përbashkët ndërshtetërore ballkanike, munden shumë ta ndihmojnë Ukrainën por, akoma më shumë vendet e tyre. Shikuar në prizmin dhe raportet ndërfqinjësore, mund të zbusë bashkëpunimin dhe përforcojë miqësinë e re mes këtyre vendeve me interesa të ndërsjella, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kam bindjen se industria e armatimit është shumë profitabël gjë që do të ndikonte jo vetëm në zhvillimin e këtyre vendeve por, do të hapte vende të reja pune, do të kthjelleshin këto shtete dhe nuk do të legalizonin lëndët narkotike, nuk do të forconin kazinotë dhe lojërat e fatit, do të minimizonte korrupsionin, krimin ekonomik e fiskal, do të përmirësonin gjendjen e rëndë të qytetarëve por, edhe do të fitonin një autoritet tjetër si shtete për seriozitetin e tyre në përballje edhe me shumë luftra apo kriza të tjera për luftë nëpër Botë. RMV-ja ka detyrim moral ta ndihmojë (si në aspektin e paisjeve ushtarake, resurseve profesionale IT-infomatike, tekstilit, ushqimore, riparim të pjesëve të armëve të ndryshme etj). Ukrainën sepse ajo gjatë vitit 2001 e ka ndihmuar shumë në aspektin ushtarak dhe material madje dhe në dëm të shqiptarëve. (Por, sot toleranca shqiptare është e solidalizuar maksimalisht me Ukrainën si popull paqdashës edhe pse shqiptarët kanë qenë viktima të gjenocidit Ish-jugosllav e serb. Por, Ukraina atë që e bëri 2001 ndaj shqiptarëve tani e ka rastin ta përmirësojë gabimin, megjithëse nuk jep sinjale për njohjen e Republikës së Kosovës.
-Ndërhyrjet nga jashtë. Influenca ruse përdoret rëndom në diskursin politik, por a mund të themi konkretisht se Rusia ka ndikim në Maqedoninë e Veriut?
Rusia ka ndikim në disa kontinente në Botë dhe gjetiu, por në RMV-ka dhe lidhje jo vetëm Ballkanike por edhe farefisnore gjë që e shprehin haptas jo vetëm disa subjekte politike maqedonase por edhe persona fizik që shprehen publikisht për këto lidhje shpirtërore e financiare por, ka edhe të heshtur që motivohen orientohen dhe financohen nga Rusia si bazë e investimeve publike, po ashtu edhe formave tjera kapitale, institucionale, shërbimeve sekrete që janë të njohura pjesërisht edhe për publikun. Nga ana tjetër akoma më shqetësuese është fakti se kohëve të fundit ka indikacione që edhe shumë persona fizik e juridik shqiptar direkt apo indirekt janë të involvuar në këto zhvillime qofshin ekonomike, politike, sekrete dhe nxitjen e krimit dhe korrupsionit ndërkombëtar brenda RMV-së.
– Cilat janë ato mite dhe realitete që shoqërojnë gjeopolitiken e Ballkanit Perëndimor që herë -herë e ka minuar bashkëpunimin me vendet fqinjë?
Do ta filloja më një kundër replikë që e përdorin dhe i mësojnë serbet edhe fëmijët e djepit ku ka një sërb ka edhe Serbi ne e themi ku ka një sërb në atë vend nuk ka liri, nuk ka rahati, nuk ka demokraci, nuk ka njerëzi, nuk ka bashkëpunim, nuk ka miqësi, nuk ka njerëzore për zhvillim apo ecje drejtë shekullit XXI. Ata jetojnë në mite, në grindje, në pretendime territoriale edhe pse kanë më shumë territore se të tjerët me prejardhje gjenocidiale, ata përsëri janë të pangopshëm për gjithçka që nuk është serbe, flas gjithmonë për politikën shtetërore dhe qëndrimet e tyre në nivel ndërkombëtar e global strategjik. Prandaj mund të themi se aktualisht Serbia është një gjenerator krize dhe rast patologjik, që bota ndërkombëtare sa e ndihmon financiarisht po aq duhet t’i kushtoj edhe një vëmendje më të kujdesshme patologjike sepse është e papranueshme në Kodin Etik të Sanksionohet Republika e Kosovës dhe të barazohet me Serbinë, kjo thjeshtë shqetëson ç’do shqiptar dhe cënon neutralitetin mes palëve dhe frymëzon edhe vendet e tjera për një nacionalizëm të tillë. Ballkani do të jetë i shqetësuar dhe jo- stabël aq sa do të jenë tolerant faktori ndërkombëtar ndaj Serbisë, sepse kudo ku jetojnë serbet i kanë të drejtat masksimale, kudo që jetojnë shqiptarët të drejtat e tyre kolektive i kanë ose të kufizuara ose të cunguara ose nuk vlejnë në të gjithë territorin, gjë që bie në kundërshtim me konventat ndërkombëtare të të drejtave universale të njeriut. Ka shumë mite mes vendeve ballkanike dhe mes kombeve por, kur janë në pyetje shqiptarët ata gjejnë forma të heshtura apo sporadike edhe publike janë bashkë, dhe nga ana tjetër duhet të analizohet nacionalizmi i kombeve të tjera dhe toleranca shqiptare që ndonjëherë kalon edhe kufijtë e saja, aq sa na jep shumë dyshime se nga dhe si udhëhiqen shqiptarët në Ballkan.
-A rrezikohet stabiliteti i Ballkanit nga një aleancë fetare, ortodokse përballë fesë myslimane? Kohët e fundit shohim një trysni fetare fanatike nga të dyja rrymat.
Për këtë pyetje është hera e parë që do të shprehem publikisht, nën këndvështrimin tim kam disa qasje që sa janë historike aq janë edhe aktuale, pasojat dhe pretendimet që gjithmonë në këtë mes shqiptarët kanë qenë ose viktima ose të keqpërdorur nga rrethana të huaja, të manipuluar financiarisht gjendjen e rëndë ekonomike të shtresave kritike për mbijetesë, qoftë ajo politike, qoftë grupore, sektoriale etj. Shikuar në këtë prizëm, akoma nuk kemi dënime publike për individ apo grupe që shantazhojnë dhe i japin kahje abuzimeve të ndërsjella ndërfetare. Është fakt se ka shumë opinione e debate publike të ndryshme, por mbesin jo efikase dhe jo transparente dhe që krijojnë disa tendenca dhe veprime të caktuara por, më shumë i kanë rrënjët në marrëdhëniet shoqërore e njerëzore në të kaluarën, dhe në ambiciet e njerëzve për pushtet qoftë edhe në aspektin fetar, apo prestigj lumturi personale dhe autoritet.
Në këto rrethana dalin individ apo grupe që marrin me pa të drejtë autorësinë e mbrojtjes fetare, lehtë mund të dalin para publikut dhe shprehen në mënyrë individuale pa një redaktim institucional që me apo pa dashje krijojnë dukuri të ndryshme negative por edhe shumë pozitive në raste të caktuara, që fatkeqësisht për opinionin e gjërë publik krijojnë prekje të ndjenjave fetare dhe ndërfetare, por, një gjë është e saktë se: ,,Respekti dhe e mira në këtë jetë u takon vetëm atyre njerëzve që punojnë drejtë,, Nga ana tjetër vitaliteti, rezistenca dhe forca e demokracisë qëndron në zhvillimin dhe përsosmërinë e institucioneve demokratike dhe me përgjegjësi, qofshin ato fetare apo shtetërore, në zbulimin dhe kritikën e keqpërdoruesve dhe të manipuluesve të panjerzishëm me forma dhe instrumente demokratike, në luftimin kundër dhunës së fshehur, arbitrarizmit dhe keqpërdorimit ndërfetar aktualisht sjell vetëm pasoja.
Por, në këtë temë kemi shumë analiza dimensionale për të thënë, mirëpo unë do doja ta përfundoja me shumë pikëpyetje dhe përgjigje, por mesazhi im në këtë rast është: ,,Toleranca dhe bashkëpunimi e ka shpëtuar njerzimin” të gjithë ne duhet të fillojmë ta praktikojmë aty ku punojmë dhe veprojmë në jetën e përditshme duhet të jetë e përgjithshme dhe individuale, e jashtme dhe e brendshme, rreth nesh dhe në marrëdhëniet tona, por edhe në ne. Për të gjitha këto nevojitet një atmosferë permanente e qëndrimit të hapur e të sinqertë, e kritikës dhe lirisë së mendimit, e barazisë dhe njerzishmërisë, por edhe e kontrollit të opinionit e përgjegjësi në të gjitha nivelet e organizimit shoqëror e ndërfetar, pa të cilën nuk ka demokraci as humanizëm. Njerëzit mund të jenë të lirë e të barabartë nëse janë të këtillë edhe të tjerët.
-Pavarësisht tre dekadave të mbështetjes ndërkombëtare dhe një procesi të intensifikuar e të strukturuar të anëtarësimit në BE në 20 vitet e fundit, Perëndimi e cilëson ende Ballkanin si një fuqi baruti. Kush ka dështuar, vendet e rajonit apo politika e perëndimore ndaj nesh?
Kush ka dështuar, vendet e rajonit apo politika e perëndimore ndaj nesh? Të dyja së bashku por, përgjegjësia bie mbi ne dhe jo në ata që duan të ndihmojnë por, për ata që kanë nevojë për përforcimin dhe vënien në funksion të shtetit dhe së drejtës, duhet të jenë më të vëmendshëm, më transparentë dhe më bashkëpunues si brenda shtetit ashtu edhe në raportet ndërkombëtare e globale, sepse bota bashkëkohore aktualisht gjendet në një fazë më të rrezikuar se kurrë më parë. Nuk mund të jemi edhe ne të lumtur, nëse të tjerët janë fatkeq. Nëse pretendojmë për një shoqëri demokratike, ne duhet zhvillojmë unitet e solidaritet, bashkëpunim e mirëkuptim midis njerëzve, shteteve fqinjë, ndjenjën e respektit dhe të dashurisë, ndjenjën e detyrës ndaj të tjerëve, si kusht i lirisë vetiake dhe i së drejtës personale.
Mirëpo, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare dhe një procesi të intensifikuar e të strukturuar të anëtarësimit në BE-në në 20-të vitet e fundit, Perëndimi e cilëson ende Ballkanin si një fuqi baruti me shumë të drejtë, sepse këto shtete prioritet institucional kanë korrupsionin, pretedimet teritoriale, krimin e organizuar, pasurinë personale e grupore, gjë që e vërtetojnë të gjitha raportet ndërkombëtare. Në shoqërinë demokratike, shtetet dhe në opinion duhet të luftojmë kundër dobësive tona dhe të tjerëve. Në këtë rast shtetet ballkanike jo që nuk i luftojnë por, ato janë klaster i dobësive kriminale e korruptive që brënda këtyre decenieve kan krijuar edhe sisteme shtetërore të tilla, nga që ç’do i treti qytetarë është në kërkim për t‘u larguar ndërsa i dyti ikën, jo vetëm nga kriza ekonomike por edhe nga cënimi i dinjiteit njerëzor me administrata të rënduara e korruptive, akoma funksionojnë me shabllone nga ish sistemi i kaluar, vështirë jetësohen reformat qofshin administrativo publike apo ato gjyqësore, nuk vihet në funksion funksionimi i shtetit dhe së drejtës, borxhi publik vazhdimisht në rritje e sipër, jetesa e qytetarëve e stërngarkuar me kredi harxhuese etj. Vendeve ballkanike u mungon gjykata më e lartë ajo e ndërgjegjes dhe atdhedashurisë. Demokracia e vërtetë kërkon jetë politike autentike dhe publike. Pa jetën e këtillë politike, ajo shndërrohet në demokraci formale dhe në dominim burokratik, korruptiv dhe pa-përgjegjësi institucionale. (Fjala korrupsion rrjedhë nga fjala latine corumpere që do të thotë shkatërim, rrënim i gjithçkaje që është në interesin publik).
–Cilat janë forcat kryesore që rrezikojnë zhvillimin e demokracive në rajon?
Personalisht vlerësojë se kusht kryesor i lirisë dhe i demokracisë është ekzistimi i virtytit të njeriut që nënkupton ndjenjën e dinjietit dhe përgjegjësisë ndaj familjes, shtetit dhe njerëzimit dhe objektiviteti ndaj vetes dhe të tjerëve, nëse nuk vihet në funksion e drejta dhe drejtësia kolektive që vjen nga njerëz të emancipuar dhe dinjitoz ai sistem krijon pas vete vetëm viktima dhe viktimizim kolektiv (rrezik kryesor mbetet korrupsioni, kriminaliteti institucional, abuzimi me shtetin e së drejtës dhe ndikimi rus). Andaj Ballkanit nuk i mungojnë njerëz të tillë por, asnjëherë nuk mund të vijnë në shprehje nga elementet e abuzimit, korrupsionit, krimit të organizuar, burokratizimi, egoizmi, pabarazia, keqpërdorimi dhe grabitja e pasurisë kolektive. Vlerësojmë se demokracia duhet të përfshijë të gjitha sferat shoqërore në jetën e përditshme shoqërore. Zhvillimi dhe afirmimi i demokracisë është një rrugë e gjatë, e vështirë dhe madhështore. Vetëm me demokratizim dhe humanizmin e marrëdhënieve njerëzore dhe të jetës së përditshme, mund të krijohen rezistencat kundër rrezikimit e dobësisë të demokracisë, si dhe forcat dhe vlerat që do t’i pakësojnë shpërdorimet dhe mosmarrëveshjet. Njerëzorja është forcë kryesore e shndërrimit të sistemit politik në realitet të ri njerëzor.
-Si e shihni të ardhmen e afërt të rajonit tonë? A mendoni se ka ardhur koha që Projekti i Paqes dhe Dialogut në Rajon duhet të kthehet në një emergjencë evropiane? A mund të ketë paqe Ballkani përmes integrimit ekonomik?
E ardhmja e afërt të rajonit tonë është shumë e brishtë dhe do të mbetet si e tillë deri sa të kenë durim faktori ndërkombëtar në këtë rast BE-ja dhe SHBA-të. Vlerësojmë se gjatë gjithë këtyre decenieve jemi dëshmitarë të arsyes se këto vende jo vetëm që nuk duan por, as që janë të interesuara për procese integruese për veç elokuencës së bukur për liri e demokraci.
Të gjithë ne dhe opinioni i gjërë publik një pjesë të fajësisë ia dedikojmë edhe faktorit ndërkombëtar për arsye se ata kanë investuar shumë në Ballkanin perëndimor si në gjyqësor , kulturë, Polici ekologji etj, por që nuk kërkojnë llogari për atë kosto të larta që ata kanë investuar. Këtu dhe lind dilema se vallë ku shkojnë mjetet e vjedhura të buxhetit të Shtetit, në këtë rastë të RMV-së. Aktualisht Gruevski është i strehuar në një vend europian dhe kjo nuk i bënë nderë BE-së dhe as që janë denoncuar për këtë rast abuziv, me vepra penale të karakterit ndërkombëtar, por as denoncimi edhe nga vet Partia e VMRO-së, këto dhe shumë dilema të tjera argumentuese që humbin shpresat për një jetë më të mirë për shtetsit e Ballkanit perëndimor vështirë se mund të vihet në jetësim
A mund të kete paqe Ballkani përmes integrimit ekonomik? Pjesërisht po, por realisht është e pamundur pa pranimin e tërësishëm të këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Pa u pranuar Ballkani perëndimor si tërësi në BE, të gjitha opsionet e tjera mbeten eksperimentale me zgjidhje të përkohshme këtë e argumentojnë dekadat e humbura dhe të pasukseshme.
*Rasti Maqedonia e Veriut-Kjo intervistë u realizua për artikullin me temë “ Sfidat e Ballkanit Perëndimor përballë zhvillimeve të reja gjeopolitike”, i cili u publikua në kuadër të Projektit Rajonal të shkëmbimit të gazetarëve të Ballkanit Perëndimor mbështetur nga BIRN.