Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel sot, pas 32 vitesh është në ditën e tij të fundit si anëtar i Kongresit.
“Ka qenë një nder t’i shërbeja njerëzve të Bronx dhe Westchester, dhe jam thellësisht mirënjohës që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Uashingtonin për 16 sezone,” – thuhej në postimin e tij në Twitter.
Engel shprehu falënderimet e tij për besimin që i është dhënë duke iu lejuar të jetë zëri në Kongres.
Gjithashtu shprehu mirënjohje për dashurinë e mbështetjen që i është dhënë vetë atij dhe familjes së Eliot Engel.
Eliot Engel njihet për kontributin që ka dhënë në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ka qenë një zë i fuqishëm në bisedimet mes dy vendeve.