Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se Uashingtoni ka identifikuar 52 “pozicione iraniane” që do të sulmojënëse Teherani kryen ndonjë sulm në caqet amerikane, si shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.
“Irani po flet me shumë guxim për sulmet ndaj disa aseteve të SHBA-së në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne vramë liderin e tyre të terrorizmit, i cili sapo kishte vrarë një amerikan dhe plagosi disa të tjerë, për të mos përmendur edhe njerëzit e tjerë që ai kishte vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë edhe kohëve të fundit qindra protestues iranianë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.
Trump shtoi se Qasem Soleimani, që u vra nga një sulm me dron i kryer nga SHBA-ja, teksa po udhëtonte në Irak më 3 janar, kishte sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad dhe po “përgatiste sulme të tjera në lokacione të ndryshme”.
“Irani, viteve të fundit ka sjell vetëm probleme. Le të shërbejë si PARALAJMËRIM se sulmet e Iranit ndaj çdo amerikani apo aseteve amerikane, ne kemi 52 lokacione iraniane (që përfaqësojnë 52 amerikanë të marrë peng nga Irani shumë vite më parë), disa në nivel shumë të lartë dhe të rëndësishëm për Iranin dhe kulturën iraniane”, tha Trump.