Shkrimtari shqiptar që mbas viteve 90 banon në Athinë, Sotir ATHANASIU është autor i disa novelave dhe tregimeve mbresëlënëse të botuara dhe nga disa ente dhe revista të huaja prestigjioze në SHBA, Irlandë, Britaninë e Madhe dhe gjetkë.
ARGUMENTUM ka botuar në shqip dhe anglisht novelën e tij të sukseshme « Nën Harkun e Triumfit » si dhe Çeçeni dhe Komandanti V.B e tw tjera.
Tregimi i ri i autorit që botohet më poshtë është përzgjedhur nga juria e revistës prestigjioze irlandeze “Galway Review” për t’u botuar në gjuhën angleze ndër 400 krijimet konkuruese.
Sotir Athanasi
(Tregim i jetuar )
Grupi i vizitorëve nga Athina mbërrijti në dalje të Xhamisë Blu. Gratë, kishin dorëzuar tashmë shamitë e kokës që iu dhanë drejtuesit në hyrje për të respektuar ritin fetar dhe ishin ende këmbëzbathura. Nxorën nga qeset e celofonit sandallet dhe nisën t’i veshin për të zbritur shkallët e shumta. Zhytja ende në atë mpirje që sjell perceptimi i gjithçkaje panë e dëgjuan, do të shkaktonte natyrshëm edhe një lloj hutimi për këdo. Me këta vizitorë, ishte edhe ajo Zonjë që më pas do të quhej : “L E J – L A”.
I shoqi kish dalë pak më përpara e po lidhte këpucët, kur ngrijti kryet dhe e pa gruan (tanimë pa shaminë e kokës së cilës i shkonte aq shumë, sepse Ai e kish ndjerë nurin e rënë nga bluja si e zbritur nga mbiqiejt ) i tha:
– Si nuk bëre një pozë me atë shami?
Kaq iu desh që gruaje e mikluar nga vështri- met, jo vetëm mashkullore, por edhe brënda llojit të saj, perceptonte ende se: ajo mbulesë e ardhur si . . . nga parajsa dhe e dërguar me shpejtësi galaktike enkas për ‘të, në një farë mënyre dëmshpërblente hijeshinë e mohuar të së tërës brënda kësaj xhamije. Sepse, i shkonte tejet. A nuk i jepte kuptimin e një lloj hovëzimi nga vetë Ajo?
Kësisoj nisi me ngut të ngjisë shkallët edhe pse disi e dyshimtë nëse do të mund t’a vishte sërisht atë cohë të ritit muslyman në bojë perëndie e aq më pak besonte në se do t’a bindte njeriun-sekuritiv, disi të vrazhdët për t’a fotografuar me aparatin e saj celular.
Gjithsesi, u ngjit.
Përfaqësuesi i ligjit, ktheu kryet.
Vështrimi i tij në mos i ashpër, mungesën e gadishmërinë për t’a ndihmuar, hapët e tregonte. Veç kësaj, portreti i tij kish ca grimaca që fshihnin megjitthatë një dramë të brëndshme personale. Gruaja, që dinte aq mirë të dallonte aromën-fine në natyrën femrore, nuhaste po ashtu edhe tufanin e trazimIt mashkullor që në embrion. Prandaj sapo iu gjënd pranë, buzëqeshi. Dhe, kur portreti i saj, merrte këtë trajtë shprehte ëmbëlsi, dlirësi dhe se tek kjo femër-klasi lexohej qartë, te sytë e saj, statusi i një Zonje të vërtetë. Qέ ky moment kur, asaj i
shpalosej një pafajsi çarmatosse për këdo të cilit do t’i drejtonte aq ëmbëlsisht kërke- sën-favor. Kjo e bënte të vështirë sprapsjen dhe të pamundur mospranimin.
Ajo tha në anglisht:
– Zotni ju lutem, kini mirësinë që ju karakterizon, të më jepni edhe një herë atë shami që sapo Jua dorzova, – dhe shtoi po me të njëjtën ëmbëlsi në buzëqeshje: – Nga emocionet për këtë xhami me vlera të jashtëzakonshme kulti muslyman, ku keni fatin të shërbeni Ju, “i ëmbëli-sekuritiv”, harova të bëj një fotografi.
Tjetri, ndonëse fillimisht e pa me habi, instiktivisht, si të fliste turqisht me dikë nga personeli, ia dha menjëherë shaminë të shoqëruar me një buzëqeshje të drojtur e si të detyruar, jashtë tipit dhe karakterit të tij. Duhet pranuar se parzmorja mbrojtëse që rrethonte gjithë sjelljen e tij me një femër, befas, qė rrëzuar e flakur tutje vetëm nga miklimi me shprehjen: ” i ëmbëli-sekuritiv”. Kjo, si një lëng dehës i qè përhapur thellë në damarët e tij për t’i ngazëllyer zemrën. E ku mund t’a dinte i miri turk se kjo shprehje në Greqi, përdorej rëndom si e ditës dhe se merrte vlera edhe nga krahu i kundërt. Një mashkull për shëmbëll, në supermarket mund t’i drejtohet shitëses së re në moshë: “zonjusha ime”, ose: “zonja ime!”, për analogji, kur tjetra ishte grua). Por le të mos largohemi nga tregimi ynë. Se jemi në Orjent dhe “i ëmbëli-sekuritiv “, ishte tejet i ndrojtur nga pasiguria se si mund t’a merrte kjo Zonjë, gëzimin dhe kënaqësinë e tij. Nga që ndjehej mëse i përfillur me kërkesën e saj, për më tepër i stolisur nga fjalët: “i ëmbli- sekuritiv “! Në ndryshim nga rastet e rëndomta kur qe i detyruar për zbatimin e riteve të kultit me vizitorët; lëvizja e tij, aty më parë me dikë tjetër, qe e ftohtë për të mos thënë e bezdisshme. Kësaj Zonje, si në një marrëveshje të fshehtë, nga ato që një femër di dhe kap sinjalet dashamirëse të seksit tjetër, kaq i mjaftoi të triumfojë mbi ‘të. Nga siguria në veprimet e saj, si midis . . ., shokësh, i la në dorë këtij mbikëqyrësi ligjor celularin, pa iu lutur më parë të kishte mirë- sinë për t’a mbajtur atë. Ky veprim, merrte vlerën e një testi në vazhdimin e lojës me një hap më të guximshëm. Sepse, pas kësaj, Ajo hodhi mbi krye shaminë; ia mori sërish celularin që Ai t’i kishte të lira duart dhe po me atë mënyrë si midis të njohurish të vjetër, në anglisht, tha:
– Ju lutem, ” i miri e i respektuari “zoti . . . ( u memdua disi përpara se të përdorte në anglisht, shprehjen më me hije:) – Zoti supervizor! rregullomani pak shaminë!
Sigurisht, kjo i kalonte të gjitha. E para: se Ajo qe greke dhe Ai turk. E dyta: se Ai qe mysliman dhe Ajo e krishterë. Dhe së treti: se Ajo qe një Zonjë e martuar dhe se Asaj, ashtu si edhe Atij i dukej hunaza në gisht. Gjë që tregonte se duhet të qe gjithashtu i martuar. Prandaj Ai nguroi për një çast përpara se të zbatonte edhe këtë kërkesë tejet të natyrshme e llogjike nga kjo Zonjë e çuditëshme e cila ia kishte zbutur, për të mos thënë, mposhtur vrazhdësinë e tij. Por Ajo, nuk donte t’ia thyente sedrën. Aspak. Përkundrazi: iu afrua më pranë dhe si në fshehtësi, a mirëbesim vetëm për veshët e tij, si pëshpërimë, i tha:
– Unë jam myslimane shqiptare.
Pas kësaj, me zë tepër të ulët,
(në qoftëse unë e kujtoj mirë )
recitoi një sýre që e mbante mënd nga vegjëlia dhe që niste me fjalët:
– Eshen ilaj-laj hilellaj . . .
Atëhere, Sekuritivi turk, pa më të voglin ngurrim, tepër vllazërisht i hodhi duart në qafë dhe e përqafoi.
Dhe . . . shihni!
Ai nisi t’ia rregullojë si të qe me partneren e tij kur përgatisnin njëri-tjetrin përpara se të dilnin. Se, edhe kjo Zonjë, moshatare me ‘të, Ajo qė. Kur mbaroi, ky Oriental-sekuritiv e soditi gjatë, ëmbël dhe me admirimin ëndërrues, për të shqiptuar instiktivisht emrin e ish bashkëshortes së tij: LEJ-LA!
Sytë iu skuqën tejet dhe për zonjën- greke- klas, kjo fliste shumë. Mbase për një mall e ndofta edhe pendesë nga një ndarje. Veçse zonja dinte t’a fshihte edhe këtë hamëndë- sim tejet pranë së vërtetës. Prandaj i dha aparatin me një gjest mëse shoqëror dhe Ai, pa më të voglin ngurrim e filmoi. Ajo i dorzoi shaminë blu dhe çuditërisht pa se vështrimi i tij, si ajo e një aktori në xhirim, nuk shihte në drejtim të kameras, por pas kamerama- nit. Nga që, në të djathtë të tij, vështrimin kishte përqëndruar. Por, siç aq bukur dinë gratë të maskojnë qëllim, Ajo, spostoi pak trupin. Lejoi kështu të kalonte një grua që sapo dorzoi shaminë dhe e ndau nga ky intimitet me Sekuritivin. Zonjës sonë, kaq i duhej që me bisht të syut të shihte tundjen e kokës dhe lëvizjen e buzëve të kolegut turk-gjithashtu sekuritiv- i cili miratonte ngjajshmërinë e kësaj Zonje me ish partneren e sivëllai të tij. Edhe sepse së bashku me tundjen e kokës, me zë të ulët, përsëriste si në fshehtësi por mjaft ëmbël në dy rrokje, emërin LEJ-LA!
LEJ-LA!
Kështu quhej ish bashkëshortja e Sekuritivit tonë-Qemal. Ai përpara se të qė I tillë, ishte një piktor i pa fat, ndonëse qė një Van-gog i peizazhit dhe natyrës turke për të cilat çdo vizitor mahnitej tek shihte gjelbërimin e Konstandinopolit, (siç e quajnë grekët ende zyrtarisht, Stambollin e sotëm)
Partnerja e piktorit Qemal e shtyu si e shtyu për gati një vit me mungesa të jashtëzakon- shme në përballimin e jetës të mbushur me sakrifica, por edhe privime. Pasoja këto ngaqë piktori nuk kishte një punë të përher- shme, por mbështetjen në shitjen e pashans të krijimeve të tij nga e cila nuk mund, që nuk mund të hiqte dorë. Ajo zotronte zanatin e permanentit. Por Ai e kishte për turp vartësinë ekonomike nga paga e së shoqes, edhe pse provonte mungesat më bazike për mbijetesë. Grindjet me partneren e cila jetonte dëshpërimin e tij, solli të vetmen zgjidhje të detyruar: braktisjen.
Stambolli ka njëzetë milion banorë. Ajo kaloi Bosforin dhe në anën aziatike e ndihmuar nga prindërit e saj, hapi një lokal bukurie. Tashmë qe mbushur viti që lokalin e drejtonte vetë dhe kishte një klientelë të kënaqshme. Po piktori?
Piktori, i katandisur keq, iu drejtua për borxh një shoku fëmijërie. Ky qe Refiku që lexuesi e njeh tashmë, si sekuritivin tjetër. Ai e bindi që të niste punë në Xhaminë Blu si Sekuritiv për të zëvëndësuar dikë që kish dalë në pension. Këtu piktori ynë mund edhe të frymëzohej për krijimet e tij. I tillë qe rasti. Piktori, tashmë i punësuar, po atë ditë, u kthye në shtëpi vetëtimë dhe mori bojërat. Hodhi lehtshëm konturet e portretit të vizitores-Lej-la me shaminë mbi krye dhe pastaj nisi me gishtërinjtë të trazonte ngjyrat duke përsëritur:
“Tregoje tani veten se përzierja e tillë e ngjyrave, është muzika për mjeshtërinë tonë. Le t’a bëjmë këtë . . . ARJE, nën titullin: “Ktheu LEJLA” .
Dhe, si gjithmonë në këto raste, përqëndrohej pas kameramanit. Atje ku përfytyrimi tashmë kishte sjellë imazhin e . . ., LEJ-LAS së tij. Dhe thuajse e gdhiu për të përfunduar punimin.
Dy ditë më pas, grupi i turistëve nga Greqia, në hollin e hotelit OKEAN, po zbrisnin valixhet të kënaqur për javën kaq të ngjeshur të vizitave. Atë mëngjes, ata nuk harruan të merrnin në lokalin e ëmbëlsirave Krem-bakllavanë karakteristike dhe me emër në Konstandinopol. (Siç na pëlqen tani edhe neve të integruar tashmë plotësisht në mëndësinë e qytetërimit grek, të quajnë Stambollin e sotçëm).
Hotelieri po shihte gazetat e ditës, përpara se t’i vinte në tavolinat pranë kolltuqeve në holl. Atë çast zbriti edhe çifti nga dhoma 404. Hotelieri mori çelsin. Ai, shihte me hutim: herë gazetën dhe herë zonjën që dorzoi këtë çelës. Dhe, instiktivisht tha: – LEJ-LA!
Klientja buzëqeshi ëmbël. Ishte kjo buzëqeshje që nxirrte në pah tiparet e saj më të mira, më të dlira, më të sinqerta dhe imponuese të Zonjës-klasë.
– Ktheu LEJLA! , – përsëriti Hotelieri në recepsion. Kuptohej që po lexonte një titull, por që enkas, duke buzëqeshur e tha në anglisht.
Zonja e veçantë-klas, kuptoi shumë. Intuita i solli ndërmënd turkun- Sekuritiv e bindur që Ai jetonte një dramë. Receptionisti ia bëri me dorë të vinte pranë duke I treguar gazetën. Zonja-klas e grupit grek të vizitorëve pa portretin e saj me shallin-parajsë në Xhaminë Blu. Porse, i saj, ishte vetëm portreti. Se autori e kishte paisur me krahë për t’a shndërruar në një zog shtegtar. Enigma në këtë pikturë qëndronte në se fluturimi tregonte ikjen, apo kthimin e këtij zogu shpërngulës?
Titulli: Ktheu LEJ-LA!, megjithatë e tregonte qëllimin. Mashalla!
Diku në cep të saj, ashtu siç dinë gratë të shohin hollësi, sidomos kur këto, dikush mundohet t’i maskojë, Zonja-klas lexoi emërin e autorit Qemal. Dhe Atë, ndonëse, jo lehtësisht në turqisht, por me gërma latine, e tërhoqën si . . .,një buzëqeshje e ndrojtur, fjalët:
“Çok gjyzel, LEJ-LA”!
Dhe s’kishte të vështirë të ndjehej tejet e falenderuar nga Piktori Sekuritiv, Qemal. Në mëndje i erdhi urimi: “Dhëntë Zoti t’i kthehet
Sekuritivit-piktor-Qemal, LEJ-LA!
Edhe ne përsërisim në turqisht që të ngjisi, dëshirën tonë: ISHALLAH!
/Argumentum.al