Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse raportet me SHBA-të vendosen në pikën zero.
“Jap dorëheqje për shkak të përgjegjësisë” – ka thënë Hoxhaj .
“Taksa e ka lënduar raportin tonë me Amerikën sepse Amerika është e interesuar të përfundojë shtet-ndërtimin e Kosovës. Ne nuk i kemi vënë taksë Amerikën. Kur presidenti amerikan i shkruan dy letra një shteti të vogël siç është Kosova, ne nuk do të duhej të diskutonim nëse taksa duhet të hiqet, apo jo. Kam frikë se nëse BE kushtëzon të ardhmen e Serbisë, kjo nuk do të bëhet në pafundësi”, ka thënë gjithashtu ai.
Hoxhaj ka thënë edhe se ka një frikë që bota në vitin 2020 do të jetë shumë më ndryshe.
“Ne nuk mundem në pafundësi që të krijojmë një situatë që të tjerët të na presin. Kam frikë se nëse bashkimi Evropian ka kushtëzuar të ardhmen e Serbisë përmes Kosovës, kjo nuk do të ndodhë në pafundësi”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj