Starton mandati i ambasadorit të ri kinez në Shqqipëri. Presidenti Ilir Meta, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, Zhou Ding. Ai vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të tyre në fushat me interes reciprok.
Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shtrirjes në të ardhmen të marrëdhënieve ekomomike, tregtare e kulturore, mes dy vendeve dhe popujve tanë.