Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin u takun në Astana të Kazakistanit, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit të Shangait, i cili po mbahet këto dy ditë.
Gjatë bisedimeve dy liderët theksuan nevojën për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të tyre. Putin tha se Rusia dhe Turqia po zbatojnë projekte strategjike, ndërsa Erdogan theksoi se dy vendet do të ndërmarrin hapa të rëndësishëm së bashku, veçanërisht në projektet e centraleve bërthamore.
Erdogan u shpreh i bindur se Turqia mund të jetë një ndërmjetësuese e mirë për arritjen e një armëpushimi mes Rusisë sdhe Ukrainës dhe më pas një marrëveshje paqeje.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Erdogan nuk la pa përmendur dhe numrin e lartë të turistëve rusë, mesatarisht 7 milionë në vit, që vizitojnë Turqinë.
“Është e rëndësishme të mirëpresim turistët rusë në Turqi. Përkushtimi ynë për këtë drejtim vazhdon me të njëjtin vendosmëri. Ne do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë për sa kohë që turistët rusë janë të kënaqur me Turqinë”, tha Erdogan.
Erdogan ftoi homologun rus në Turqi, ftesë të cilës Putin iu përgjigj pozitivisht, duke premtuar se do të shkojë së shpejti. Gjatë qëndrimit në Astana, Putin pritet të zhvillojë një takim dypalësh edhe me presidentin kinez Ji Xiping, vendi i të cilit, Kina, është anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangai.