Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i kërkon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ri-shikojë vendimin për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.
“E di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës u njoftua se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj që të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”-thuhet ne letrën që Erdogan i ka dërguar Kurtit për ta uruar për marrjen e postit të kryeministrit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Vendosja e ambasadës në Jeruzalem ishte një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington në shtator të 2020 mes Kosovës, SHBA-së dhe Serbisë.