Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili mbërriti sot, për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë.
Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “Nënë Tereza”. Vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit të lagjes së re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1454638151604334%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>