“E gjithë bota duhet ta dijë se nuk do të lejojmë që qipriotët turq të jenë më shumë viktima të moszgjidhjes në ishull që vazhdon për gjysmë shekulli”, theksoi Erdoğan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me çështjen e Qipros ka deklaruar se nuk ka mbetur rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan mbajti një fjalim në grupin parlamentar të partisë së tij, Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ndërkohë, vuri në dukje se çështja e Qipros është çështje e përbashkët e popujve turq dhe qipriotë.
Ai shtoi se problemet që janë përshkallëzuar me sulmet e përgjakshme të palës qipriote greke nuk janë mundur të zgjidhen në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme pavarësisht të gjitha përpjekjeve.
Presidenti i Turqisë, duke iu referuar negociatave për çështjen e Qipros, tha se edhe në këtë proces negociatat vazhduan edhe pse me ndërprerje.
“Pala qipriote greke ndoqi një politikë duke u përpjekur të përhapë sovranitetin e saj edhe në veri të ishullit dhe në negociata kërkoi të formësonte strukturën shtetërore në këtë drejtim. Edhe refuzimin e palës turke, qipriotët grekë u përpoqën gjithashtu ta tregojnë si arsye të moszgjidhjes. Madje, qipriotët grekë ishin po ata të cilët as nuk i njohën të drejtën e autonomisë palës qipriote turke në vitet 1960. Gjithashtu, qipriotët grekë ishin po ata të cilët nuk pranuan në vitet 1970 federatën me dy pjesë, me dy komunitete”, u shpreh presidenti turk.
“Qipriotët grekë të cilët me forcimin e perspektivës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian u dukën sikur mbronin idenë e federatës, e paraqitën më pas qëllimin e vërtetë të tyre. Qëllimi i tyre në këtë proces ishte të përfitonin të drejtat e palës qipriote turke dhe të drejtonin të vetëm ishullin duke e gërryer lehtë brenda Bashkimit Evropian, në të cilën Turqia nuk është anëtare”, shtoi ai.
“Nuk mund të ulemi në tryezë në këtë mënyrë”
Duke rikujtuar deklaratën e tij se “mund të takohet me kryeministrin grek Mitsotakis” presidenti Erdoğan tha: “Unë bëj këtë deklaratë, ndërsa shikoj që Mitsotakis tani sfidon. Thamë që të fillojnë takimet konsultative, të njohura më parë si takimet eksploruese, dhe javën e kaluar filluan në rezidencën Dolmabahçe në Stamboll. Tani takimet e dyta do të mbaheshin në Athinë, ndërkohë që Mitsotakis sfidoi. Si do të takohemi ne ndërsa ti ke bërë këtë sfidim? Nëse me të vërtetë je në kërkim të një paqeje, mos më sfido mua, duhet të dish kufijtë e t’u. Nëse nuk i di, do të thotë se ti e godite tryezën, t’i u largove. Ne nuk u larguam, kemi qëndruar në tryezë. Me ikje në këtë mënyrë, edhe ne nuk mund të ulemi në tryezë me ty. Është e qartë se çfarë bëni në ishull. Në çfarë besoni? Do t‘ju vijë ndihmë nga ndonjë vend, kësaj i besoni? Gaboheni nëse i besoni kësaj”.
Presidenti turk theksoi se Turqia qëndron në këmbë në vendin e saj dhe di të reflektojë atëherë kur është e nevojshme.
“Nga këtu, Mitsotakis-it dua që t‘i rikujtoj edhe një gjë, t’i u beson disa maleve, por në ato male ka rënë borë, asnjëra prej tyre nuk të sjell dobi. Ne rrugën e vazhdojmë kështu duke i kryer vetë punët tona, ndaj do t‘i njohësh mirë turqit e çmendur”, tha Erdoğan, i cili deklaroi se kur shikohen deklaratat e bëra në ditët e fundit nga pala greke dhe qipriote greke, vërehet se nuk ka as edhe një ndryshim më të vogël në qëndrimin e tyre që injoron turqit qipriotë.
“E gjithë bota duhet ta dijë”
“Tashmë në Qipro nuk ka mbetur rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes me dy shtete, pavarësisht nëse e pranoni apo jo. Nuk ka më tashmë një gjë të tillë siç është federata, kapërcejeni këtë temë”, tha Erdoğan.
Pasi tërhoqi vëmendjen se pala qipriote greke largohet me insistim nga ulja në tryezë me turqit qipriotë lidhur me burimet e hidrokarbureve, Erdoğan tha që embargot e zbatuara ndaj palës turke në çdo fushë politike dhe ekonomike vazhdojnë duke u rënduar.
Erdoğan theksoi se nuk është më e mundur që të tolerohet kjo padrejtësi.
“E gjithë bota duhet ta dijë se nuk do të lejojmë që qipriotët turq të jenë më shumë viktima të moszgjidhjes në ishull që vazhdon për gjysmë shekulli”, theksoi Erdoğan.
“Tashmë ajo punë ka mbaruar”
Presidenti Erdoğan informoi se zv/presidenti Fuat Oktay me një delegacion të gjerë do të niset sot për në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe thekoi se “Shpresojmë që në Qipron Veriore do të fillojmë punime të mëdha, me të cilat do të rimëkëmbin shumë më ndryshe dhe të shpejtë Qipron Veriore.”
Ai theksoi se është e pakuptimtë që të fliten sërish për formulat e vjetra të zgjidhjes përballë mentalitetit grek dhe qipriot grek që injoron komunitetin turk në ishull, duke bërë që negociatat të dështojnë prej 50 vitesh.
“Tashmë ajo punë ka mbaruar. Çështja e Qipros duhet të diskutohet tashmë me fokus në zgjidhje, në përputhje me frymën e periudhës së re. Pas kësaj çështja e vetme që mund të flitet në Qipro është zgjidhja me dy shtete”, theksoi Erdoğan./AA