Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim kreun e Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të BeH-së, Bakir Izetbegoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u zhvillua në pallatin Vahdettin në Stamboll i mbyllur për media.
Ky takim vjen ne kohen kur Bosnia e Hercegovina rrezikohet te shkoje drejte nje ndarje te mundshme. Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë
Kujtojme se udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumice serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.