Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë tensionuar shumë pas konflikteve Armeni-Azerbajxhan, Mesdheun Lindor, por edhe çështjes së Islamit.
Së fundmi konfliktet janë klthyer në personale pasi Erdogan ka thënë se presidenti i Francës ka nevojë për kontroll mendor.
Ndër të tjera duke u bazuar në karikaturat që janë vendosur në Francë, Erdogan thotë se Macron nuk e kupton lirinë e besimin dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë.
Duke iu referuar presidentit francez Macron, Presidenti Erdoğan parashtroi pyetjen “Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe muslimanët?”
“Macron ka nevojë për një trajtim mendor. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimin dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Evropa me frontin që ka hapur kundër myslimanëve po përgatit fundin e saj. Ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania”, tha ai.
Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia.
Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk.
“Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze.
Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm.”