Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se Turqia do të jetë një mikpritëse ideale për takimet e mundshme të ardhshme midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së për t’i dhënë fund luftës trevjeçare midis Moskës dhe Kievit.
Presidenti turk, duke iu drejtuar një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij vizitues ukrainas Volodymyr Zelesnkyy në Ankara, tha se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës janë sine qua non i Turqisë.
Erdogan tha se gjatë takimit të tij me Zelenskyy ai nënvizoi se Ankaraja do të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për të pasur negociata që përfundojnë në paqe të qëndrueshme.
Lufta, e cila ka shkaktuar shumë “vdekje të pafajshme” dhe shkatërrime të mëdha, “duhet të përfundojë tani”, shtoi Erdogan.
Ai argumentoi se paqja nuk ka humbës dhe e gjithë bota tani po priste përfundimin e luftës.
Më herët gjatë ditës, delegacionet ruse dhe amerikane u takuan në kryeqytetin saudit Riad për bisedimet e para të nivelit të lartë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Ata ranë dakord për më shumë bisedime për përfundimin e luftës dhe për të përmirësuar lidhjet dypalëshe.