Sot në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u ndanë certifikatat për grupin e parë të studentëve më të suksesshëm që përfunduan ciklin e parë të gjuhës maqedonase, njofton Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Në eventin, me fjalim të përshtatshëm u drejtua pedagogu dr. Slavica Sviderska dhe për rëndësinë e ligjëratës folën ambasadori Dancho Markovski dhe dekanja e Fakultetit Esmeralda Kromidha.
Përpara të ftuarve të pranishëm, në mesin e të cilëve ishte edhe prodekanja Drita Rira dhe profesorë të tjerë, studentët lexuan poezi maqedonase, pas së cilës u ndanë certifikatat.

Hapja e leksioneve në gjuhën maqedonase në Universitetin e Tiranës është e një rëndësie të veçantë për promovimin e gjuhës dhe kulturës maqedonase në Shqipëri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pjesëtarët e pakicës kombëtare maqedonase dhe përkushtimin e tyre për të ruajtur veçantinë e tyre etnike, gjuhësore dhe kulturore.

Ambasada në bashkëpunim me shoqërinë maqedonase “Dielli” dhe partinë e vetme maqedonase “Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian” do të vazhdojnë aktivitetet për fillimin e kurseve të gjuhës maqedonase në Fakultetin Filologjik në Universitetin Fan S. Noli në Korçë, për të cilin është parashikuar një projekt/program.
/Argumentum.al