Arrestohet kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK në Kosovë. Hysni Gucati është arrestuar nga njësia speciale e EULEX.
Mëngjesin e kësaj të premte, njësia speciale e EULEX ka kryer një aksion të befasishëm në ambientet e Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Kujtojmë se ditëve të fundit në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, një person i panjohur ka lënë dosje të ndryshme që pretendohet se janë të Gjykatës Speciale. Dyshohet se bëhet fjalë për dosje të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe ish-kupolës drejtuese të UCCK-së, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti etj.
Një veprim i tillë vjen pasi Gjykata Speciale e Hagës lëshoi urdhër arresti për një Sali Mustafën, ish-shef i inteligjencës së Forcave Speciale te Kosovës dhe ish-epror i UÇK-së në Zonën e Llapit.