Plot dy dekada… Monedha evropiane, euro prej 20 vitesh gjendet në duart e qytetarëve, edhe atyre shqiptarë.
Edhe pse ka kaluar disa sfida të mëdha si krizën financiare të vitit 2008, ajo mbetet ende monedha simbol i unitetit te Eurozonës dhe 19 vendeve të BE.
***
Monedha e përbashkët evropiane, euro, sot përdoret nga mbi 340 milionë njerëz në 19 vende të Bashkimit Evropian, të cilat janë: Austria, Belgjika, Qiproja, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.
Sa kaq, në një studim të Bankës Qendrore Evropiane, 64 për qind e të anketuarve në të gjithë eurozonën thanë se euro-ja është diçka pozitive për vendin e tyre. Dhe në vetëm dy vende, Lituani dhe Qipro, shumica e njerëzve mendojnë se euroja është e keqe për ta.Kjo përbën një kontrast të madh me vitin 2010, kur Greqia dhe Irlanda morën paketa ndërkombëtare shpëtimi.
Në atë kohë, vetëm 51 për qind e të anketuarve mendonin se euroja ishte e mirë për vendin e tyre.