Pjesa më e madhe e shqiptarëve e duan Bashkimin Evropian. Por vetëm gjysma e tyre e duan këtë në Serbi.
Kjo pohohet nga sondazhi i fundit i Eurobarometrit, sipas të cilit 93 për qind e shtetasve shqiptarë janë në favor të pranimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian dhe vetëm 42 për qind e qytetarëve në Serbi.
Anëtarësimi në BE gëzon gjithashtu mbështetjen e 58% të shtetasve të Maqedonisë, por ka mbështetjen e vetëm 45% të popullatës në Malin e Zi.
Por edhe vetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian duken disi të ndara në aspektin e mbështetjes publike për zgjerimin e mëtejshëm të unionit.
Teksa mbështetja më e madhe për zgjerimin shihet në vendet e reja anëtare të BE nga Europa Qendrore dhe Lindore me 66% në favor në Poloni dhe Lituani, 65% në Rumani, 62% në Hungari dhe 61% në Kroaci. Kurse shtetet e tjera “të vjetra” të BE janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të unionit: 64% kundër në Finlandë dhe 62% në Francë.