Ambasada e Federates Ruse në Tiranë nëpërmjet një potimi në faqen zyrtare të ambasadës në facebook, i është përgjigjur sot deklaratës se DASH, ripostuar edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku flet për “Dezinformimi rus mbi Ukrainën”,
Ambasada ruse thekson se “Faji për destabilizimin e situatës në Ukrainë është tërësisht i Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s, të cilat mbështetën grushtin e shtetit në shkurt 2014”.
Është e habitshme, pse Shtetet e Bashkuara, të cilat zakonisht mbrojnë të drejtat e njeriut, refuzojnë të vërejnë diskriminimin e hapur ndaj qytetarëve rusishtfolës të Ukrainës. Ndoshta kjo lidhet me faktin që ata nuk i konsiderojnë rusët njerëz?
Postimi i plotë i Ambasadës Ruse:
Përgjigje ndaj publikimit nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve (https://is.gd/IJAKP7) të buletinit “Fakte dhe trillim: Dezinformimi rus mbi Ukrainën”
-“Fakti” i Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve: Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2014, pushtoi Krimenë, kontrollon forcat ushtarake në Donbas.
-Gjendja reale e situates:
Faji për destabilizimin e situatës në Ukrainë është tërësisht i Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s, të cilat mbështetën grushtin e shtetit në shkurt 2014, i cili rezultoi në rrëzimin e presidentit të zgjedhur ligjërisht, ndërsa në pushtet erdhën nacionalistët. Banorët e Krimesë dhe Donbasit, të frikësuar për sigurinë e tyre, nuk donin të jetonin nën kontrollin e ndjekësve të Banderës dhe Shukheviçit. Si rezultat, Krimea u kthye në përbërje të Rusisë, rajonet Donetskut dhe Luganskut shpallën pavarësinë, Kievi nisi një luftë civile kundër Donbasit, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.
-“Fakti” i Departamentit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve: Rusia akuzon të tjerët për agresionin e saj.
-Gjendja reale e situates:
Shkeljet e të drejtave të popullsisë multi-milionëshe rusishtfolëse në Ukrainë kanë marrë përmasa monstruoze. Autoritetet e vendit miratojnë ligje diskriminuese për gjuhën, arsimin, për të të ashtuquajturit “popuj autoktonë”, duke hequr gjuhën ruse nga të gjitha sferat e jetës. Çështja ka arritur deri aty sa në gusht 2021, presidenti i Ukrainës V. Zelensky u propozoi publikisht rusëve etnikë të largoheshin nga vendi. Në qershor 2021, T. Kremen, I Ngarkuari për Mbrojtjen e Gjuhës Shtetërore, tha se ata që nuk pajtohen me ligjin e gjuhës “mund të largohen nga vendi”.
Është e habitshme, pse Shtetet e Bashkuara, të cilat zakonisht mbrojnë të drejtat e njeriut, refuzojnë të vërejnë diskriminimin e hapur ndaj qytetarëve rusishtfolës të Ukrainës. Ndoshta kjo lidhet me faktin që ata nuk i konsiderojnë rusët njerëz
Për sa i përket situatës me të drejtat e njeriut në Krime, duke përfshirë gjendjen e pakicave kombëtare, ajo jo vetëm që u përmirësua pas kthimit të gadishullit në përbërje të Rusisë, por cilësia e saj ndryshoi. Politika e Rusisë, ndryshe nga politika e autoriteteve të mëparshme dhe aktuale në Ukrainë, synon ruajtjen e hapësirës unike multikulturore të gadishullit. Ne jemi të bindur se Perëndimi po qarkullon qëllimisht dezinformata për gjoja prani të problemeve në Krime, në mënyrë që të largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga situata flagrante e të drejtave të njeriut në Ukrainë.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRusEmbassyAlbania%2Fposts%2F239727284999570&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”785″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>
Kujtojmë se dje Ambasada Amerikane në Tiranë, postoi deklaraten e DASH ku thotë se Rusia po dezinformon
Deklarata
Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër, kështu thotë ambasada amerikanë në Tiranë teksa ka shpërndarë një deklaratë të DASH.
Në deklaratë thuhet se për shumë vite, Rusia ka sajuar një sërë narrativash të rreme që sistemi i saj i dezinformimit dhe propagandës i injekton vazhdimisht në mjedisin global të informacionit.
Ushtria dhe entitetet e inteligjencës ruse po angazhohen gjithashtu në këtë aktivitet për të ndikuar tek publiku, që të besojnë në mënyrë të rreme se Ukraina, jo Rusia, është fajtore për tensionet e rritura në rajon, vijon më tej deklarata.
Janë pesë teori nëprmjet së cilës rusia po e bën këtë, thotë DASH. E para është ajo se Rusia e quan vetën një viktimë në këtë histori. Rusia pretendon se reagimi negativ i komunitetit ndërkombëtar ndaj pushtimit të një vendi të pavarur ishte thjesht sepse njerëzit kishin frikë dhe e urrenin Rusinë.
E dyta ka të bëjë me atë se kur historia nuk përputhet me objektivat politike të Kremlinit, zyrtarët e qeverisë ruse i mohojnë ngjarjet historike ose i shtrembërojnë ato , si rasti kur Putin publikoi një version të shtrembëruar të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Deklarata të tjera false të Rusisë janë ato se qytetërimi në perëndim po shkon drejt rrënimit, duke u larguar nga vlerat tradicioanale, apo se tashmë në Evropën fëmijët në vend të thonë nënë dhe baba thonë, prindi 1 dhe prindi 2.
Kremlini gjithashtu e ka të vështirë të pranojë që të gjithë individët duhet të kenë të drejtën për lirinë e shprehjes dhe se qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj popullit të saj.
Të gjitha këto thotë DASH, kanë si qëllim manipulimin e së vërtetës për t’iu përshtatur interesave të Kremlinit.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2F298219128999918&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”590″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>