Ditën e sotme i është dhënë lamtumira Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabetë, i cili u nda nga jeta një javë më parë në moshën 99-vjeçare.
Ceremonia ishte e kufizuar vetëm me 30 persona si pasojë e masave anti-COVID.
Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majën e kalasës Shën George në një Land Rover të cilin duka e projektoi vetë.
Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i princërve, së bashku me motrën e tij, Princeshën Anne, do të drejtojnë procesionin e varrimit të Princit Philip.
Princi William dhe Harry nuk do të ecin krah për krah duke minimizuar shanset për ndonjë moment të sikletshëm midis vëllezërve që kanë raporte të tensionuara që nga vendimi i Harry për të hequr dorë nga detyra mbretërore.