Fasonistët e Bashkuar në një Grupim të vetëm, i kanë kërkuar Kryeministrit të Shqiperise dhe nëpërmjet Tij, Qeverisë Shqiptare, të ndërmarrë këto masa urgjente për situatën alarmante në të cilën ndodhet ky sektor sot:
Në një njoftim të përbashkët të Dhomës së Fasonistëve të Shqipërisë dhe Dhomës Kombëtare të prodhuesve të Veshjeve, kërkohet mbështetje financiare, pa ekuivoke, për sektorin e industrisë me material porositës (fason), te cilët janë në vështirësi financiare si pasojë e mbylljes së detyruar të veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, si më poshtë vijon:
- Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve të ndërmarrjeve të fasonit, në vlerën e njëzetegjashtë mijë (26.000 ALL) Lek, ose tetëdhjetë (80%) e pagës së deklaruar, bazuar në borderotë e kompanive, për muajin mars, prill dhe maj,
- Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e fasonit, për muajin mars, prill dhe maj.
- Mbulimi i plotë i vlerës së kontributeve shoqërore e shëndetsore mbi pagat, bazuar në masat e parapara me këtë kërkesë për muajin mars, prill dhe maj.
- Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej tetëdhjetë (80%) për punonjësit që humbin vëndin e tyre të punës për shkak të situates së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, për gjithë periudhën e ndërprerjes së aktivitetit të këtyre ndë
- Mbështetje financiare e iniciativave dhe projekteve sociale, që synojnë përmirësimin e jetës së grup-punonjesve të fasonit, si grup-punonjesit më i madh të shoqerisë.
- Mbështetje financiare për eksportuesit dhe ri-eksportuesit shqiptar pas përfundimit të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, duke siguruar një financim direkt të kompanive fasoniste me % mbi faturimin, për të përballuar falimentimin e mundëshëm por edhe për ristartimin e punë
- Mbështetje financiare direkte për kompanitë fasoniste që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare gjatë periudhës së situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, në vlerën e njëzetegjashtë mijë (26.000 ALL) Lek, per 6-mujorin e parë të punë
- Kërkojmë rimbursimin e menjëhershëm dhe automatik të TVSH-së, pa ndjekur procedurat burokratike, për të gjithë subjektet e sektorit tonë, pasi është i vetmi burim të ardhurash në këtë
- Për pagesat e prapambetura, nga debitorët Italian, të gjenden sa më parë mekanizma ndërqeveritare, që të paguhen faturat e prapambetura nga kontraktorët Italian, të cilët në këtë situatë janë duke përfituar benefice financiare nga qeveria e tyre, bazuar në çdo faturë individuale, rast pas rasti.
- Kërkojmë angazhimin tuaj personal, si Kryeminister i Republikës së Shqipërisë, për të nxitur, inkurajuar dhe konkretizuar dialogun dypalësh ndërqeveritar Shqipëri – Itali, (mundësisht në nivel Kryeministrash), në mënyrë që të vendoset një urë lidhëse ndërmjet prodhuesve fasonistë shqiptar dhe kërkesës imediate të qeverisë italiane dhe tregut Italian për veshjet spitalore dhe utilitare të këtij momenti, përfundon deklarata.