Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Valikaj (Felaj), priti sot delegacionin e Grupit të Miqësisë Kuvajt-Shqipëri.
Zëvendëskryetarja Felaj i përcolli Muhamed Hayef Al-Mutairi falenderimet për vizitën dhe në emrin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Zëvendëskryetarja Felaj theksoi se, diplomacia dhe bashkëpunimi parlamentar janë në shërbim të miqësisë midis popujve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Ne e konsiderojmë Kuvajtin vend mik dhe ndajmë shumë vlera të përbashkëta. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë pasur zhvillime inkurajuese, që përbëjnë një bazë të mirë për të rritur më tej bashkëpunimin dypalësh.
Felaj shprehu falënderimin e përzemërt për kontributin e Emirit, qeverisë, shoqatave humanitare dhe popullit kuvajtian në ndihmë të vendit tonë në rastin e fatkeqësive natyrore, si dhe në veçanti në atë të tërmetit të 26 nëntorit.
Muhamed Hayef Al-Mutairi shprehu vullnetin për intesifikimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike e tregtare dhe bashkëpunimit parlamentar.
/Argumentum.al