Ambasada ruse në Tiranë njofton fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi në universitet më të mira ruse për vitin arsimor 2020-2021.
Këto bursa ofrohen për studimet bachelor, master, doktoraturë, por dhe për programe të tjera
Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.
Kujtojme që Rusia ka vite që ofron programe të tilla për studentet të huaj. Një mundësi për tu shkolluar falas në universitet më të mira ruse për të gjithë maturantet, studentet apo dhe të tjerë të interesuar për specializime të ndryshme . Deri më sot në Rusi janë arsimuar qindra studentë nga Shqipëria, të cilët janë diplomuar si specialistë të klasës së lartë në fusha të ndryshme: që nga mjekësia, inxhinieria, jurisprudenca dhe diplomacia deri tek filologjia, turizmi, sporti, muzika, koreografia dhe shumë të tjera.
Njoftim për shtyp*
Të dashur maturantë dhe studentë shqiptarë! Dëshironi të studioni në Rusi?
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2020-2021. Afati i fundit i aplikimit është data 25 shkurt. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera.
Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.
Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si vendin ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!
Për të aplikuar mund të klikoni (link -https://bit.ly/36L1jcI)
Mbi pranimin në institucionet e larta arsimore të Rusisë në vitin mësimor 2020
Kuotat mundësohen për qytetarët shqiptarë dhe bashkatdhetaret rusë që jetojnë në Shqipëri.
Kandidatit të huaj i mundësohet e drejta e zgjedhjes vetë të vendit të ardhshëm të arsimimit nga një deri në gjashtë institucione arsimore (nga një për çdo qark federal të Federatës Ruse). Me listën e universiteteve mund të njiheni tek faqja http://russia-edu.ru/, ku mund të zgjidhet dega.
Ne rast se asnje nga organizatat arsimore te paraqitura ne ankete, per nje arsye apo nje tjeter, nuk e perzgjedh pretendentin e huaj si studentin e tyre te ardhshem, e drejta e percaktimit perfundimtar te vendit te arsimimit te tij i rezervohet Ministrise se Arsimit te Rusise.
Shtetasi i huaj pergatit kompletin e nevojshem te dokumenteve (shihni me poshte “Listen e dokumenteve te nevojshme per pranimin ne organizatat arsimore ruse”), ploteson dhe anketen (shihni me poshte).
Dorëzimi i dokumenteve kryhet online përmes ëebsaitit zyrtar http://edu.rs.gov.ru/. Ju këshillojmë të njiheni me kujdes me udhëzimet në gjuhën ruse ose angleze në seksionin FAQ. Në rast se keni lindin pyetje mbi regjistrimin ose shfaqen probleme gjatë punës me ëebsaitin, drejtohuni në shërbimin e ndihmës teknike ([email protected]).
Përzgjedhja e kandidateve realizohet ne tre etapa:
- Deri në datën 25 shurt 2020 duhet te regjistroheni në faqen e internetit: http://edu.rs.gov.ru/
Plotesojeni drejt aplikimin, ngarkoni dokumentet e kërkuara, si edhe përkthimet e dokumenteve të përkthyera në gjuhën ruse nga një përkthyes i licensuar (http://drejtesia.gov.al/lista-e-perkthyesve-zyrtare-2/) dhe të noterizuara.
Në konkurs lejohet të marrin pjesë vetëm personat, aplikimet elektronike të të cilëve janë miratuar dhe pranuar.
- Pas miratimit të aplikimit kandidati thirret në një bashkëbisedim në Ambasadën Ruse në Tiranë.
- Në fillim të muajit mars 2020 në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri do të zhvillohet mbledhja e komisionit përzgjedhës. Në të do të përzgjidhen kandidatët, të cilët do të rekomandohen për studime në Rusi.
Në rast se ka pyetje mbi bursat, veçoritë e arsimit në Federatën Ruse, si edhe mbi dokumentet, kandidatët mund të drejtohen te përfaqësuesi i Agjensisë Rossotrudniçestvo në Shqipëri në ditët e hënë, e mërkurë, e premte nga ora 10.00 deri në 12.00, në ambientet e degës konsullore të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Adresa: Tiranë, rr. Donika Kastrioti, 2.
Lista e dokumenteve te nevojshme per pranimin ne institucionet arsimore ruse
- Kopja e perkthyer ne rusisht dhe e noterizuar e dokumenteve te arsimimit me listen e lendeve te mesuara dhe vleresimet (notat) e marra per to; nxenesit e shkollave paraqesin nje vertetim qe mesojne ne vitin e fundit (mature), me notat per gjysmevitin e fundit.
- Kopja e perkthyer ne rusisht dhe e noterizuar e raportit mjekesor, per mungesen e kunderindikimeve per arsimim ne Federaten Ruse, leshuar nga nje organ zyrtar i vendit ku jeton kandidati.
- Kopja e perkthyer ne rusisht dhe e noterizuar e vertetimit mjekesor per mungesen e virusit te imunodeficences humane (HIV) dhe SIDA-s, leshuar nga nje organ zyrtar i vendit ku jeton kandidati.
- Kopjet e faqeve te pasaportes, me te cilen shtetasi i huaj do te kaloje kufirin e Federates Ruse, me vlefshmeri jo me pak se 18 muaj nga data e fillimit te vizes hyrese studentore (me faqe qartesisht te lexueshme, te cilat permbajne te dhenat bazike per hartimin e fteses).
- Kopja e perkthyer ne rusisht dhe e noterizuar e çertifikates se lindjes (nese ka nje te tille).
- Kopjet e perkthyera ne rusisht dhe te noterizuara te dokumenteve (diplomave, fletëve të nderit, etj) te fituara ne konkurset dhe olimpiadat kombetare (ne nivel qyteti, etj) dhe ne ato nderkombetare.
- Per kandidatet qe aplikojne ne deget ne fushen e kultures dhe artit. Kopja e perkthyer ne rusisht dhe e noterizuar e dokumentit, i cili verteton nivelin e pergatitjes per t’u pranuar per arsimim ne specializime ne fushen e kultures dhe artit.
Informacion i pergjithshem
Edukimi i shtetasve te huaj sipas programeve arsimore profesionale kryesore me shpenzimet e fondit te caktuar nga buxheti federal, brenda kuotave, realizohet nepermjet pageses se burses shteterore akademike ndaj shtetasve te huaj dhe u ofrohen ambientet e banimit ne konvikte, sipas kushteve te vendosura per shtetasit e Federates Ruse, te cilet arsimohen me shpenzimet e fondit te caktuar nga buxheti federal.
Shtetasit e huaj (specialiste me arsim te larte), te cilet pranohen si degjues per kryerjen e stazhit sipas programeve te arsimit suplementar profesional (ngritje te kualifikimit profesional), nuk perfitojne bursa akademike shteterore, роr u jepet e drejta per strehim pa pagese ne ambientet banuese te konvikteve te institucioneve arsimore.
Shtetasit e huaj, te cilet nuk e zoterojne siç duhet gjuhen ruse, kane te drejte te arsimohen ne fakultetin pergatitor, i cili mundeson pergatitjen per pervetesimin e programeve profesionale arsimore ne gjuhen ruse, me shpenzimet e fondit te caktuar nga buxheti federal, duke u paguar shtetasve te huaj bursen (pergjate gjithe kohes se studimit, pavaresisht nga rezultatet ne mesime). Kohezgjatja e studimeve ne fakultetin pergatitor eshte nje vit akademik dhe nuk perfshihet ne periudhen e studimeve sipas programeve kryesore arsimore profesionale.
Shpenzimet e udhetimit te shtetasve te huaj deri ne vendin e studimit paguhen nga vete ata dhe (ose) nga sponsoret.
Shtetasi i huaj, i cili mberrin ne vendin e studimit ne Federaten Ruse, eshte i detyruar te pajiset me policen e sigurimit shendetsor, te cilen e paguan me shpenzimet e veta dhe (ose) te sponsoreve.
Kandidatet e pranuar me pare ne institucionet e arsimit te larte rus dhe qe perfundojne studimet e tyre ne vitin ne vazhdim, per te vazhduar studimet duhet te kalojne perzgjedhjen e pergjithshme, sipas rregullave te mesiperme, ne kuader te kuotes se percaktuar.
ME RENDESI!!!
- Aplikanti ploteson te gjithe anketen. Kerkesat per studim nga shtetasit e huaj, me anketat e pa plotesuara plotesisht ose te pasakta, nuk do te pranohen per shqyrtim.
- Ne ankete duhet te shenohen numrat aktuale te telefonave dhe adresa e postes elektronike, te cilat aplikuesi i perdor rregullisht. Ne rast se do te jete e nevojshme, perfaqesuesit te Agjencise “Rossotrudniçestvo” ne Shqiperi mund t’i duhet urgjentisht te kontaktoje me aplikuesin per zgjidhjen e çeshtjeve te ndryshme.
- Dokumentet e kandidateve te huaj, te cilat nuk jane perkthyer ne gjuhen ruse, nuk u jane noterizuar perkthimet dhe te paplotesuara sipas kerkesave, nuk do te pranohen per shqyrtim.
Shenimi 1
Kandidatit per studime ne specializimet (deget) e grupit “Arti dhe Kultura”, i duhet te kaloje disa testime shtese me orientim krijues ne organizaten arsimore, ne te cilen ai planifikon te regjistrohet. Afatet kohore te kryerjes se testimeve krijuese shtese percaktohen nga vete organizata arsimore. Organizatat arsimore te arsimit te larte te Ministrise se Kultures se Rusise, gjithashtu realizojne programe arsimore pas diplomimit dhe stazhi. Keto programe synojne pergatitjen e stafit artistik dhe pedagogjik me kualifikim te larte ne specializime krijueso-performuese ne fushen e artit dhe jane te projektuara per formimin e perfaqesuesve me te talentuar te brezit te ri, te cilet kane te pakten arsim te larte (specialist apo master) ne fushen e artit. Arsimimi sipas ketyre programeve kryhet me kohe te plote.
Shenimi 2
Aplikuesi duhet te perballoje vete shpenzimet per pagesën e vizës hyrëse në Federatën Ruse (80 doll USA), udhëtimin deri në vendin ku do të kryeje studimet, si edhe pajisjen me sigurim shëndetësor të vlefshëm në territorin e Federatës Ruse (rreth 150 doll USA në vit). Pagesa e jetesës në konvikt është rreth 30 doll USA në muaj.
Linqe te dobishme:
Sistemi informativ “Arsimi rus per shtetasit e huaj”. Pershtypjet e studenteve te huaj, te cilet studiojne ne Rusi, baza ligjore qe ka te beje me rregullat e pranimit të shtetasve te huaj në institucionet arsimore, informacione mbi procedurat e vizave dhe të qendrimit te te huajve ne Federaten Ruse. Informacioni mundesohet ne disa gjuhe te huaja. Faqja e portalit ne internetit: http://russia.edu.ru. Ne portal ju mund te gjeni linqet e universiteteve qe keni perzgjedhur dhe te merrni informacione me te detajuara per to.
*Ky është njoftimi i përvitshëm i Ambasadës për fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet ruse.
© Argumentum