Përderisa janë bërë të ditura rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PE) të cilat u zhvilluan për katër ditë në vendet e Bashkimit Evropian (BE), liderët e Unionit po përgatiten për procesin e negociatave për vendet e institucioneve që do të jenë të lira.
Sot në mbrëmje liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Bruksel në një samit jozyrtar. Pas zgjedhjeve të PE-së, pika kryesore e rendit të ditës të liderëve do të jetë procesi i negociatave se kush do të vendoset në pozicionet e nivelit të lartë për presidentin e Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian, kreut të PE-së, kreut të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe përfaqësuesin e lartë të Politikës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Politikën e Unionit.
Në veçanti, vazhdon të jetë një çështje kurioziteti se kush do të marrë pozicionin e presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker dhe se si do të menaxhohet ky proces. Me procesin “Spitzenkandidat” të zbatuar në 2014, në krye të pozicionit të KE-së u zgjodh kanidati i paraqitur nga grupi politik që mori më shumë vota në Parlament.
Megjithëse Partia Popullore Evropiane (PPE) e qendrës së djathtë është pozicionuar e para në këto zgjedhje, fakti që grupi politik humbi rreth 34 vende duket se e ka vënë tashmë në vështirësi procesin “Spitzenkandidat” i cili është me probleme.
– Duhet të merren parasysh rezultatet e zgjedhjeve të AP-së
Për presidencën e KE-së, 8 grupet politike në PE kanë lista të ndryshme. Liderët e BE-së duhet të marrin parasysh rezultatet e zgjedhjeve të PE-së kur të zgjedhin komisionerin e ri.
Pasi liderët të negociojnë një kandidat të përbashkët për kryesinë e KE-së edhe PE duhet të miratojë me një shumicë absolute këtë kandidat.
Nga ana tjetër, tabloja që paraqitet nga zgjedhjet e PE-së është se PPE dhe Social Demokratët (S&D), që mbizotërojnë dominimin tradicional, kanë humbur vende.
Në këtë situatë vërehet se “koalicioni i madh” PPE dhe S&D ka rënë dhe nuk mund ta sigurojë shumicën e nevojshme për vendimmarrjet në procese. Po ashtu në këtë situatë ka nevojë për Aleancën Liberale dhe Demokratike për Evropën (ALDE) dhe Partinë e Gjelbër Evropiane (EFA), të cilat fituan fuqi në zgjedhjet e fundit.
Para zgjedhjeve, për postin e presidentit të KE-së në plan të parë ishin kandidatët e fortë si Frans Timmermans, kandidat i S&D, Manfred Weber kandidati në krye të listë së PPE-së, dy kandidatët e ALDE Margrethe Vestager dhe Guy Verhofstadt dhe Ska Keller kandidate i EFA.
Ndërsa krahas grupeve politike që humbën vende pas rezultateve të zgjedhjeve, pritet që për presidencën e KE-së rritin presionin grupet që u fuqizuan si ALDE dhe EFA.
– BE-në e pret një proces afatgjatë
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në mesazhin e tij të postuar në Twitter për të njoftuar samitin jozyrtar të liderëve, vuri në dukje se kjo çështje mund të jetë pika kryesore e rendit të ditës në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet në qershor.
Edhe mosmarrëveshja mes fuqive dominuese të BE-së, Gjermanisë dhe Francës për zgjedhjen e kreut të KE-së, tregon se procesi do të jetë i vështirë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha shprehimisht se mbështet kandidatin e PPE-së, Weber, i cili është anëtar nga vendi i saj, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron kundërshton fuqishëm procesin e “Spitzenkandidat”. Macron shpeshherë kundër Weber thotë se Michel Barnier, i cili është sërish nga PPE-ja dhe i cili aktualisht është kryenegociator i BE-së për Brexit-in, është kandidat i përshtatshëm për postin e presidentit të KE-së.
Macron në orët e vona sot pritet të nisë personalisht negociatat me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe kancelaren gjermane Merkel.
Nuk pritet të jenë një proces afatshkurtër negociatat që do të nisin sot për pozicioniet e nivelit të lartë në 5 vitet e ardhshme të tilla si për presidentin e KE-së, presidentin e Këshillit Evropian, kreut të PE-së, kreut të BQE-së dhe përfaqësuesin e lartë të Politikës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Politikën e BE-së.