Shqipëria ka filluar zyrtarisht fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), me dozat e siguruara nga “Pfizer”.
Fushata e vaksinimit po realizohet fillimisht në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërkohë më pas do të vazhdojë edhe në qytetë tjera të vendit.
E para vaksinën e ka marrë shefja e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Najada Çomo dhe pas saj i dyti kryeministri Rama.
Ka përfunduar gjithashtu vaksinimi për mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.
Rama deklaroi më herët se do ta bënte sot vaksinën anticovid, jashtë radhe, në shenjë sensibilizuese për të gjithë skeptikët.
Kujtojmë se në një konferencë për mediat, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, folën mbi aspektet e fushatës së vaksinimit.
Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 është emërtuar “Shqipëria buzëqesh”, ndërkohë sipas kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme janë planifikuar qindra vaksina.
Kujtojmë se kryeministri Rama konfirmoi në fillim të muajt janar se Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania Pfizer, ndërkohë sipas tij vaksinat e sotme janë siguruar nga një vend i Bashkimit Evropian (BE).
Sipas autoriteteve shqiptare, vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme dhe do të nisë në fillim me personelin shëndetësor, pastaj mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat mbi 75-vjeç.