Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm ka përfunduar dhe tashmë është në fazën e konsultimeve përfundimtare, ku prioritet ashtu sikurse edhe këtë vit do të jetë shëndetësia dhe arsimi. Ndërsa do të rishikohet me ulje rritja ekonomike.
Nisur dhe nga sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, vëmendje do të marrë shlyerja e detyrimeve të prapambetura, ku fond i vënë në dispozicion do të rritet.
Paralelisht me buxhetin, Ministria e financave ka finalizuar edhe disa ndryshime thelbësore në ligjin për procedurat tatimore. Ku janë parashikuar rritje gjobash për bizneset në shkelje, të cilat do të jenë progresive sipas klasifikimit të subjekteve.