Finlanda i kërkon Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të lejojë hapjen pa kushte të negociatave për integrim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
‘’Euronews’’ siguroi në mënyrë ekskluzive projekt-propozimin e Finlandës për KÇP-në, e cila do të zhvillojë një seancë të posaçme në 15 tetor, 3 ditë pas vendimit të Këshillit të Europës për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Finlanda i kërkon Komisionit Europian të japë pëlqimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe fqinjit tonë për anëtarësim në BE.
Megjithatë, në këtë projekt-draft, nuk ka llogaritur as 9 kushtet e vendosura nga Gjermania, as skeptiçizmin e Francës dhe Holandës që Shqipëria meriton të hap negociatat për anëtarësim me BE-në.
Deri tani, është konfirmuar qëndrimi zyrtar i Gjermanisë, e cila miratoi me shumicë dërrmuese hapjen e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për proçesin e integrimit në tregun e përbashkët europian.