Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi sot në Klubin e deputetëve e kanë nënshkruar programin për veprim të përbashkët dhe inkuadrim të partisë në Qeveri dhe shumicën parlamentare.
Zaev dhe Gashi theksuan se vendi po del nga kriza politike, ka shumicë stabile parlamentare dhe Qeveri stabile, që do të thotë se koalicioni i ri i zgjeruar e ndërmerr përgjegjësinë për ardhmëri të sigurtë edhe të shtetit edhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Konstatimi i përbashkët, i cili e përforcon koalicionin e ri, tha Zaev, është se Maqedonisë së Veriut dhe qytetraëve nuk u nevojiten zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme parlamentare.
”Zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm do të çonin vendin në pasiguri të re politike, ekonomike dhe shoqërore, por edhe rrezik që sërish të pengohen integrimet evropiane. Mjaftë ishin kriza dhe pasiguri, Atdheut tonë i nevojitet periudhë e qetë dhe stabile”, tha Zaev.
Për këtë shkak, tha ai, kemi arritur marrëveshje me Alternativën për Qeveri dhe shumicë parlamentare deri nga fundi i mandatit aktual, respektivisht deri në vitin 2024 me ambicje që ai të vazhdojë. Nuk ka stabilitet me zgjedhje të jashtëzakonshme. Për këtë shkak, shtoi ai, zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të ketë, që të ketë stabilitet.
Marrëveshja e arritur, tha Zaev, është garancë se kemi shumicë, e cila do të punojë në zgjidhje për sfidat aktuale serioze, siç janë sigurimi i kontinuitetit dhe epilogu i suksesshëm i procesit për fillim të negociuatave për anëtarësim në BE, respektivisht gjetjen e zgjidhjes me Republikën e Bullgarisë, ballafaqimin me Koivid-19 dhe krizën energjetike globale.
Ai dërgoi porosi deri te BE-ja, dhe posaçërisht, siç tha, Bullgaria miqësore.
“Në Maqeodninë e Veriut ka shumicë të rritur dhe stabile paramentare. Jemi të gatshëm që në mënyrë evropiane me dialog dhe respektim të ndërsjellë dhe mirëkuptim ta tejkalojmë problemin dhe ta ruajmë dhe mbindërtojmë miqësinë mes dy shteteve dhe dy popujve. Ne jemi popuj vëllazëror”, tha kryeministri Zaev.
Në porosinë deri te tërë populli i jonë, tha se fillimi i negociatave na duhet menjëherë, pasi i kemi plotësuar të gjitha kushtet.
“Europeizim menjëherë, europeizim vazhdimisht. Ky është angazhimi i jonë, në të cilin do të punojmë me kapacitet të plotë. Kemi shumicë për qeveri stabile dhe për zgjidhje serioze, të cilat do ta mbajnë sistemin shëndetësor dhe energjetik stabil”, deklaroi kryeministri.
Zaev sqaroi se janë udhëhequr nga imperativi për shumicë stabile parlamentare dhe t’i jepet fund opstruksioneve në Kuvend.
“Efikasiteti i Kuvendit është në interes të qytetarëve dhe nevojave të tyre, t’i mënjanojmë bllokadat përmes dialogut në Parlament dhe t’i japim fuqi qeverisë në zbatimin e politikave programore, rreth të cilave kemi arritur pajtueshmëri dhe të cilat janë në interes të qytetarëve”, tha kryetari i Qeverisë.
Shumica e re, tha, është përgjigje e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve për stabilitet.
“U bashkuam rreth përcaktimit të përbashkët se në këto momente më me rëndësi është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë dhe ndërmarrja e përgjegjëlsisë qartë të përcaktuar para qytetarëve. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi në kohë të sfidave serioze në shtëpi dhe në planin global”, tha krymeinistri Zaev.
Ai informoi se Alternativa e ndërmerr përgjegjësinë që me kuadro të veta dhe nga radhët e saj të emërojë ministër të Shëndetësisë, ministër të Shoqërisë Informative dhe Adminisatratë dhe ministër pa resor, i obliguar për diasporën. Qeveria, siç tha, do të vendos disa ministri pa resor, me qëllim që më mirë të ballafaqohet me të gjitha sfidat në vend dhe ato globale.
Nga ana e Alternativës do të emërohen edhe tre zëvendës ministra, prej të cilëve një në MASH, një në Ministrinë e Kulturës, ndërsa për resorin e tretë mbetet në mënyrë shtesë të saktësohet, edhe pse u bisedua për zëvenbdës ministër të Bujqësisë.
Alternativa do të ndërmerr përgjegjësi edhe në menaxhimin e organeve udhëheqëse në disa institucione në nivel qendror dhe rajonal. Mes tyre dhe nga më të rëndësishmet janë MEPSO, FSSHM, Hekurudhat dhe Transporti, Qendra klinike – Tetovë, Agjencia për investime të huaja e tjerë.
Kryetari i Alternativës, Gashi i prezantoi parimet e kontraktuara, me të cilat do të mbindërtohet, respeketivisht plotësohet programi qeveritar. Ato kanë të bëjnë më së shumti me integrimet evropiane, mirëqenien ekonomike e popullit, zhvillimin barabartë rajonal, shteti juridik dhe dërgesa e shpejtë dhe cilësore e shërbimeve drejt qytetarëve nga ana e institucioneve.
“Gjashtëdhgjetë e katër deputetë do të ketë shumica parlamnetare dhe do të punojnë me sinqeritet dhe seriozitet, me qëllim që shteti të dalë nga kriza shëndetësore, energjetike dhe ekonomike, në të cilën gjendemi të gjithë”, deklaroi Gashi.
Ndryshe, është arritur marrëveshje që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i moblizojë të gjitha kapacitetet e shtetit dhe shoqërisë me qëllim të hapjes së negociatave me BE-në, komplektimin e suksesshëm të të gjitha kapitujve dhe anëtarësimin e plotëfuqihsëmn në BE si qëllim strategjik, në afatin sa më të shkurtë.
“Qeveria do të dërgoj kërkesë zyrtare deri tek Komisioni Evropian, me të cilën do të kërkojë ekip të ekspertëve të pavarur, për të kryer hetim të proceseve për të cilat ekzistojnë dyshime se mbi to është kryer ndikim politik, siç janë: Alfa, Lagja e Trimave, voglushi Almir”, tha Gashi në konferencën për shtyp.
Qeveria do të miratojë edhe Ligj të ri për zhvillim të barabartë rajonal dhe do të punoj në heqjen e pengesave për të mundësuar zhvillim edhe të rajonit të Likovës, me qëllim që ky rajon të jetë i barabartë me rajonet tjera në shtet, lidhur me komponentat zhvillimore.
Sipas marrëveshjes, Qeveria do të zhvillojë dhe zbatojë politika për promovimin e të drejtave dhe interesave të të gjithë individëve dhe komuniteteve në vend dhe po ashtu për mbështetjen e familjes, si një nga komponentët thelbësorë të jetës shoqërore.
Do të analizohen ligjet dhe politikat e përgjithshme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të promovohen në drejtim të zbatimit më efikas.
Ligji për përmbaruesit do të ridefinohet, duke u udhëhequr para së gjithash nga kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që të jetë në funksion më të madh të interesave të tyre, e më pas interesave të institucioneve.
“Qeveria do të inicojë procesin e ndërtimit të Strategjisë kombëtare për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara në procesin arsimor, si dhe partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare, dhe në ndërkohë Qeveria do t’u dërgojë thirrje zyrtare institucioneve ndërkombëtare për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë vendor”.
Në marrëveshjen me Alternativën thuhet se Qeveria do të qëndrojë në mbrojtjen ekonomike të popullatës dhe nuk do të lejojë rritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike për 20 për qind gjatë vitit 2022, duke subvencionuar qytetarët dhe kompanitë dhe masa të tjera ekonomike.
Qeveria do të punojë edhe në rritjen e cilësisë, efikasitetit së ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe realizimin e projekteve në të gjitha nivelet, duke rritur nivelin e përgjegjësisë për bartësit e funksioneve publike dhe nëpunësit civilë që marrin para qytetarëve.