Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Alabbar për projektin e turizmit të Durrësit është nënshkruar nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, investitori Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti.
“Projekti më i madh ekonomik në Republikën e Shqipërisë”. Kështu e vlerësoi zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku marrëveshjen e nënshkruar të hënën për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” mes Qeverisë Shqiptare, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Porteve Detare, Eagle Hills. Pasuri të paluajtshme.
“Ky është projekti më i madh ekonomik që ka pasur ndonjëherë Republika e Shqipërisë, por edhe me një element të rëndësishëm. Për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në një projekt i cili do të ketë një vlerë investimi rreth 2 miliardë euro. Ky projekt do të ndryshojë të gjitha aspektet e turizmit për të gjithë rajonin”, tha Balluku.
Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ky projekt, i pari i këtij lloji, parashikon krijimin e një shoqërie të përbashkët ku shteti, me 33% aksioner, të ketë të gjitha përfitimet e një aksioneri në të ardhura dhe fitime.
“Tashmë Durrësi do të ketë dy porte, portin turistik të Marinës dhe atë tregtar të Porto Romanos”, tha ajo, duke shtuar se prezantimi i detajuar inxhinierik do të bëhet më 1 shkurt.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se projekti “Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik.
Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se projekti “Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik.
“Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla në aspektin tekniko-ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri të rëndësishëm punësimi”, tha Rama.
“Por hyn edhe si konkurrencë në tregun ndërkombëtar që do të ofrojë shërbime jo vetëm të një cilësie të padiskutueshme, por do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye në rast se do realisht të punojë, që ta shoh të ardhmen jashtë vendit. Do të sjellë njerëz jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga vende të tjera për të punuar në Shqipëri, sepse për natyrën e këtij investimi është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe, në një botë si ajo e turizmit, që është një botë marramendëse për nga oferta, kërkesa, larmia e pafundme e aktorëve”, tha ai.
/Argumentum.al