Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se ka miratuar mbështetjen financiare prej 1.3 miliard dollarësh për Ukrainën, në kuadër të programit të ri “Dritarja e Goditjes Ushqimore”.
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të FMN-së miratoi mbështetjen financiare për Ukrainën me qëllimin për të ndihmuar në plotësimin e nevojave emergjente të balancës së pagesave të vendit.
“Mbi 7 muaj që nga fillimi i luftës së Rusise në Ukrainë, humbjet njerëzore dhe ekonomike vazhdojnë të jenë të mëdha, duke sjellë nevoja emergjente financiare në vend”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës së FMS-së, pas zhvendosjes masive të popullatës dhe shkatërrimit të infrastrukturës bazë, pritet që ekonomia e Ukrainës të pësojë tkurrje me 35 për qind në vitin 2022.
Gjithashtu, FMN-ja tha se zyrtarët ukrainas meritonin një vlerësim të konsiderueshëm për sigurimin e një stabiliteti të rëndësishëm makro-financiar në kuadër të kushteve jashtëzakonisht të vështira.