Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Vlora është shprehur se kishte vendosur të mos kthehej më në PD, pas dorëheqjes së tij, por që ka qenë i detyruar.
Në fjalën e tij që ka mbajtur në ‘Foltore’ me demokratët në Vlorë, Berisha u shpreh ndër të tjera se rrethana të tilla, të zgjojnë edhe nga varri.
Sali Berisha: Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë? Doktori e ka për vetë këtë? Unë ju them në mënyrë absolute jo, dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Më 19 Maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse u shpall non grata për korrupsion një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë u thoshte, që ai nuk është i korruptuar. Pa pasur asnjë dokument për korrupsionin tim. Dhe unë çfarë bëra? Më akuzove? Tani do përballem në gjyq me ju. Ai me të cilin do përballesha ishte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të botës.
Dhe nga viti ‘91 derisa jam larguar nga detyra unë kam takuar çdo Sekretar Shteti të administratave Republikane apo demokrate të SHBA. Unë u akuzova se ju kundërvura projektit të Sorosit dhe jo vetëm të tij për ndarjen e Kosovës. Asnjë gjë nuk bëra tjetër, direkte në gjykatë, në Paris. Miqtë e mi amerikanë më thanë se është politike, pasi ligji nuk mund të kapë një njeri pasi ka lënë detyrat. Ligji është për zyrtarët, jo për ish-zyrtarët.