Përfaqësues të Partisë Socialiste, të asaj Demokratike si dhe nga LSI nënshkruan një dokument të martën në të cilin angazhohen të negociojnë një reformë zgjedhore, ndërkohë që PD dhe PS sakaq e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndër mend të ndryshojnë sistemin aktual zgjedhor të listave të mbyllura, i cili është kritikuar si anti-demokratik.

Takimi është përshëndetur nga faktori ndërkombëtar, ndërsa pjesa radikale e opozitës kanë kundërshtuar këtë takim mes forcave politike.
Po çfarë u vendos në këtë takim?
Argumentum siguron të plotë dokumentin e cili mban firmën e Oerd Bylykbashit nga PD, Petrit Vasili nga LSI dhe dy bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri i PS dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare.
Në marrëveshjen mes palëve është rënë dakord që të merret asistenca e OSBE-së për çështjet ku ka pozicione të ndryshme. Aty është parashikuar gjithashtu që mazhoranca të mos bëjë asnjë ndryshim në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe as gjatë miratimit në Kuvend të reformës që do të dakordësohet në Këshillin Politik.
KUADRI I BASHKËPUNIMIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE
1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare në Kuvend
2. Këshilli mblidhet Brenda muajit Janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të reformës zgjedhore si më poshtë:
– Një përfaqësi politike (2 persona) nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij.
– Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore”, përfshirë dhe planin e punës të miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me konsensus me qëllim arritjen e standardeve ndërkombëtare.
– Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendimi dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
– Për të ndihmuar në këtë proces, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dhe dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit politik dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt0propozimeve përkatëse.
– Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas dokumentit.
–
Palët angazhohen që reforma të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020.
© Argumentum