Partia Socialiste festoi sot 33-vjetorin e themelimit, në një festë të organizuar në mjediset e selisë së PS-së.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së ndau sot momente nga kjo festë, ku ishin të pranishëm anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, figura me kontribut në PS, e simpatizantë të kësaj force politike.
“33 vjet PS”, shkruan Rama, ndërsa ndan fotoalbumin me momente nga ky event.
Ky 33-vjetor e gjen PS në një proces rienergjizimi, falë së cilit u anëtarësuan 32 mijë anëtarë të rinj.
Nga procesi i rienergjizimit rezulton se PS-së ka 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS-së pas mbylljes së këtij regjistrimi, i cili u bë në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit.
Në 20 korrik, PS do të mbajë Kongresin Zgjedhor për t’u përgatitur për një mandat të katërt në qeverisje.
Fotoalbum