Ka shkuar në tre numri i viktimave nga sulmi me thikë në Francë. Sipas Le Figaro, në vendin e ngjarjes janë gjetur të pajeta dy femra dhe një burrë.
“Sipas burimeve tona policore, trupi i njërës prej dy grave u gjet e pajetë në kishë. E dyta humbi jetën në rrugë, ndërsa po kërkonte të fshihej në një kafene aty pranë. Një burrë gjithashtu u gjet i vdekur”, shkruan media franceze.
Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, sipas raporteve lokale, para se policia të mbërthente zonën dhe të arrestonte sulmuesin.
Presidenti francez Macron është nisur drejt vendngjarjes.
Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi tha se gjithçka tregon se bëhet fjalë për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
‘Unë jam në vend me [policinë] që arrestoi autorin e sulmit. ‘Unë konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice’, shkruan ai në Twitter.
Ministri i Brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Sulmi erdhi brenda disa ditësh nga vrasja e mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka në Paris këtë muaj nga një islamist i dyshuar pasi ai përdori karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për lirinë e shprehjes.
Kjo vrasje e përplasi Francën, duke mbajtur jehonë të sulmit islamik në 2015 në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo, pasi ajo publikoi karikaturat e Profetit Muhamed.