Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se nëse provat për arrestimin e Belerit nuk janë të pakundërshtueshme, atëherë kemi të bëjmë me një rast skandaloz.
Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.
Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së Jashtme greke pas lënies në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Përmes një njoftimi në Twitter, Xhaçka thotë se është e pamundur të kuptohet sesi pala greke kundërshton vendimin e gjykatës.
Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë” – shkruan Xhaçka.
/Argumentum.al