Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur anëtarësimin e FRPD në bashkimin studentor të PPE, duke theksuar se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.
“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota”,- theksoi Basha.
“Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare!”,- përfundoi Basha reagimin e tij.
FRPD zgjidhet anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS/ata