ka publikuar sot përgjimet të reja telefonike mes kryebashkiakut Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak.
Në këto përgjime, dëgjohet teksa Avdylaj e telefonon Dakon ndërsa ndodhet në zyrën e Hipotekës, dhe lënë takim.
Ata I thonë njëri-tjetrit “vëlla” dhe duken mjaft të afërt e miqësorë, e në mbyllje të telefonatës, Avdylaj i thotë “se e do fort”.
“Astrit Avdylaj, koka e klanit kriminal “Avdylaj” në Shijak, telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë Durrës). Në këtë kohë, Avdylaj ndodhet në zyrën e Regjistrimit të Pronave në Durrës, në prezencë të drejtorit të zyrës dhe Vath Alla, një ish-i dënuar për vrasje për të “maruar” një “punë” në emër të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, kuptohet qartësisht afrimiteti i tyre.
Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën”, shkuan Bild.
Përgjimet:
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako:Hehe, ça bone?
Avdylaj:Ça bohet?
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj:Ka je vllai?
Dako: Dëgjo…
Avdylaj: Hë vlla
Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart
Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.
Dako: Ku je ti?
Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?….
Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës
Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!