Çmimi Nobel për Paqen iu akordua këtë vit gazetarëve dhe respektivisht filipinases, Maria Ressa dhe rusit, Dmitry Moratov.
Çmimi i rëndësishëm u jepet gazetarëve me motivacionin “për përpjekjet e tyre në mbrojtje të lirisë së shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”, sipas komitetit vlerësues.
Maria Ressa themeloi faqen web të gazetarisë investigative ”Rappler” dhe ka përqendruar pjesën më të madhe të punës së saj në luftën e diskutueshme dhe të dhunshme kundër drogës të presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte.
Muratov themeloi gazetën ruse ”Novaya Gazeta” në 1993 dhe ishte kryeredaktor i saj për 24 vjet.
Sot është një nga mediet e pakta të pavarura në Rusi duke e paguar këtë çmim me vrasjen e gjashtë gazetarëve të saj.