Skandali i të dhënave personale duket se ka prekur këdo e patronazhistët mund të jenë kushdo. Të gjithë jemi të ekspozuar dhe gati të përndjekur nga shteti.
Vete Kryeminsitri Rama i mori në mbrojtje patronazhistët duke thënë se ata kanë një rendësi të padiskutueshme ne politikë. Madje Kryeministri u tregoi rrugen e suksesit drejt politikës për ata që duan të bëhen pjesë e saj duke thënë se patronazhisti është “klasa e parë e shkollës politike”.
Megjithatë patronazhistët nuk qenkan vetëm disa të rinj të pasionuar pas politikes, apo të rinj rishtas në politike, por janë edhe punonjës të administratës shtetërore .
Rastin konkret e ka denoncuar ish-diplomati dhe gazetari i mirënjohur z. Genc Mlloja, i cili ka zbuluar “patronazhistën” e tij e cila është Punonjësja në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Z. Mlloja, një ish diplomat dhe Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në KB në New York, i cili mësoi për këtë ngjarje, reagoi si më poshtë në rrjetet sociale të hënën në mbrëmje:
Reagimi i plotë i Genc Mlloja
Nuk e njoh, ajo me njihka, paska qene hija ime duke bere hetim rreth meje. Ndër të tjera investigimi i saj me rrjeshton në- Preferenca: PD.
Valbona, detektivja socialiste, ka gabuar duke e mashtruar partinë të cilës i sherben lidhur me përkatësinë time partiake. E ka gabim objektivin.
Partia, shefat e saj, do ta ndëshkojnë për informacionin e rreme mbi mua. Domosdo ne kete rast nuk do ti jap kënaqësinë të korrigjohet duke i treguar ‘endërren’ time. Por të mesoje që jam gazetar…
Do të jetë e lezetshme se Valbona do të mundohet të më fshihet. E kote, mos u mundo se nuk më intereson as të shikoj.
Por puna është se pas këtij postimi nga neveria për ju shumë të njohur të mi do të pyesin: Kush është xhanem kjo ‘Mata Harry’ e Rrugës Asdreni në njësinë 1 të Lagjes Ali Demi?
© Argumentum