Gazetarë të shumtë të mediave të huaja gjendet sot në Tiranë për të raportuar protestën e gjashtë në radhë në rang kombëtar të organizuar nga opozita e bashkuar joparlamentare. Njëri prej tyre, është gazetari anglez dhe analisti politik i prestigjiozes “The Economist”, Tim Judah, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në llogarinë personale në “Twitter” një postim me foto nga sheshi para godinës së Kryeministrisë.
Judah ka shkruar bashkëngjitur me foton komentin se bulevardi është i tejmbushur dhe protesta po zhvillohet paqësisht.
“Me kolegët e e @BalkanInsight dhe të @reporteralbania për të mbuluar protestën e sotme të opozitës. Bulevardi është plot. Deri tani gjithçka paqësore.”- shkruan Judah në “Twitter”.