Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole zhvilloi sot një bisedë miqësore me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Jole dhe Huseynov biseduan për projektin e ardhshëm të gazifikimit të vendit.
“Ky projekt do të nisë fillimisht në Korçë, duke e shtrirë më pas edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, tha Jole.
Prefekti Jole u shpreh se “ekspertiza e një prej kompanive të ekselencës botërore në fushën e gazit, SOCAR, është garanci që procesi i realizimit të këtij projekti me rëndësi shumë strategjike të jetë i suksesshëm”.
“Me ambasadorin Huseynov diskutuam edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët dhe promovimin e ndërsjelltë të dy vendeve tona”, tha Jole.
Gazifikimi i plotë pritet të zgjidhë një problematikë kryesore për ngrohjen e një qyteti të ftohtë si Korça. Ky projekt do të ulë ndjeshëm koston e shpenzuar për ngrohje dhe mbron mjedisin.
/Argumentum.al