Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se “10 vjet më parë refuzoi ryshfetin e ofruar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri”.
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi dot t’i mbledhë ato “shuma përrallore””, shkruan ambasada ruse në Twitter.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar një ditë më parë se ka refuzuar një ofertë ‘marramendëse’ nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër. Berisha u shpreh se e kishte bërë një gjë të tillë në ‘interes të vendit’, teksa shtoi se kishte preferuar të nënshkruante marrëveshjen me TAP-in që sot është një çlirim i madh për Evropën e përfshirë në ethet e gazit
Ditën e djeshme TAP transportoi sasinë e parë të gazit natyror prej 10 mld metër kub në Europë. Përmes pikave të daljes në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ofrohet mundësia për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.
Pas reagimit ironizues të Ambasadës ruse, ish-kryeministri Berisha i përgjigjet ambasadës ruse, duke pubikuar mesazhin e Presidentit të Gazprom në 2011: Ja çfarë më ofruan që të hiqja dorë nga projekti i TAP
Me një postim në Facebook, Berisha publikon mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, duke i kërkuar të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: “Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit”.
Postimi i plotë i Berishës:
Njoftim shtypi!
Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?
Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.
2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:
“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.
-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.
-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.
Oferta u refuzua prereaz per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.
Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb
/Argumentum.al