Pas nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet gazsjellësve shtetërorë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, GA-MA dhe Bulgartransgaz për kyçje ndërsistemore, do të duhet të mund të importojë gaz natyror më të lirë dhe cilësor. Kusht i vetëm do të jetë licenca dhe dhënia me qira e kapaciteteve ndërkufitare sepse Qeveria aktualisht e blen gazin natyror nga kompania shtetërore ruse “Gazprom” përmes gazsjellësit që vjen nga Bullgaria në Kumanovë, shkruan MKD.mk.
Sot përfundon afati deri në të cilin të gjithë shfrytëzuesit e rrjetit të furnizimit me gaz natyror mund të paraqesin komentet e tyre për Projekt-marrëveshjen që dy gazsjellësit shtetërorë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, GA-MA dhe Bulgartransgaz, duhet ta nënshkruajnë në fillim të nëntorit.
Në njoftimin në faqen zyrtare të Bulgartransgaz, ndër të tjera, shkruhet se qëllimi i diskutimit të hapur publik është mbledhja e mendimeve të të gjithë përdoruesve potencialë të rrjetit në lidhje me transmetimin e gazit natyror përmes pikës së interkonjeksionit Kyustendil-Zhidilovo. .
“GA-MA dhe BULGARTRANGAZ synojnë të lidhin një Marrëveshje Interkoneksioni për pikën e interkoneksionit Kjustendil/Zhidilovo. Dy OST synojnë të ofrojnë shërbime transmetimi për përdoruesit e rrjetit të furnizimit me gaz natyror nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut dhe transmetim komercial nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. “ thuhet në njoftim.
Kumanova dhe Strumica nuk varen drejtpërdrejt nga gazsjellësi bullgar
Komunat e Kumanovës dhe Strumicës janë të vetmet komuna të gazifikuara në Maqedoni dhe ato varen vetëm në mënyrë indirekte nga gazsjellësi bullgar.
Blagoj Milanoviq, drejtor i “Strumica gas” tha për MKD.mk se komuna e Strumicës vetëm në mënyrë indirekte mund ta shfrytëzojë gazsjellësin bullgar, sepse kjo komunë përdor gaz virtual që nuk transmetohet përmes gazsjellësit, por transportohet në rrugë tokësore me mjete speciale për gaz të kompresuar. .
“Gjithçka varet nga çmimi i tregut të gazit. Për momentin, çmimi më i ulët është ai në Serbi dhe për këtë arsye ne tani blejmë gaz nga Serbia. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi ky vend hoqi ndalimin e eksportit të gazit në Maqedoni. Por nëse çmimi i tregut të gazit në Bullgari, Greqi apo në ndonjë vend tjetër ulet, atëherë sigurisht që furnizuesi ynë mund të blejë gaz edhe nga këto vende”, thotë Milanoviq.
As Kumanova nuk ka lidhje direkte me gypat e operatorit maqedonas GA-MA.
Marko Mitrovski, drejtor i “Kumanovo gas” thotë se lidhja e vetme e komunës me GA-MA është se gazsjellësi i këtij operatori kalon nëpër Kumanovë deri në stacionin matës.
“Pas stacionit matës gazi shpërndahet përmes rrjetit tonë në tërë Kumanovën, ndërsa gazsjellësi kryesor në pronësi të GA-MA vazhdon deri në Shkup. Stacioni matës menaxhohet nga furnizuesi ynë, me të cilin kemi lidhur marrëveshje të mëparshme”, thotë Mitrovski.
/Argumentum.al