Në prag të zgjedhjeve presideniale, deri më tani vetëm një kandidat është i njohur për opinionin, Gordana Siljanovska kandidate e VMRO DPMNE-së e cila tashmë edhe ka filluar fushatën parazgjedhore.
Ajo u pa edhe në shoqërinë e presidentit aktual Gjorgje Ivanov.
Njëjtë sikurse Siljanovska edhe presidenti aktual Ivanov në garë për president erdhi si kandidat i jashtëm i VMRO DPMNE-së.
Në dhjetëvejçarin e tij si president, Ivanovi do të mbahet mend për disa fjalime kontradiktore, që nga falja e politikanëve që ishin nën hetime, te reagimet për dygjuhësinë dhe shtetin binacional, refuzimin për të mandatuar qeverinë e LSDM-së dhe deri te kritikat për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
“Në pajtim me të gjithë vendimet e mia kushtetuese dhe ligjore dhe përmes një vendimi me të cilin bëhet ndërprerje e përgjithshme mes të gjithë procedurave për politikanët dhe bashkëpunëtorëve të tyre ose mbështetësve të anëtave të kundërta”, tha Ivanovi.
“Në kulmin e përpjekjeve tona, pritshmërive dhe optimizmit, ne u zhgënjyem. Në vend të datës për bisedime ne u bllokuam, në vend të anëtarësimit në NATO, ne u injoruam. Ne kemi sjellë ligj të padrejtë dhe diskriminues, ligj që e favorizon vetëm gjuhën shqipe’’, u shpreh Ivanovi.
Qëndrime gati të njejta me Ivanovin ka pasur edhe kandidatja për president nga radhët e VMRO DPMNE-së Gordana Siljanovska që në fjalimin e parë gjatë kandidimit.
Sipas analistit Naser Zyberi Maqedonia ka nevojë për një president i cili do të jetë e kundërta e Ivanovit. Në vend të nxitjes së ndasive dhe jotolerancës, sipas Ziberit, presidenti i ardhshëm do të duhet të jetë symbol i unitetit në një shoqëri me diversitet.
“Maqedonisë i duhet njeri i cili do të mund të mobilizon të gjith qytetarët në mënyrë që shteti të ketë perspektiv të mirë, presidenti i cili do të jet antipod i presidentit të deri tashëm. Maqedonia ka nevoj për president i cili do të jet simbol i unitetit të të gjith qytetarëve, ky unitet do të thotë respektim i lirive dhe të drejtave dhe interesave të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatsie etnike, fetare, politike, sociale, president i cili do të jetë i interesuar që në Maqedoni të mbrohen të drejtat e popujve joshumicë”, theksoi Zyberi.
Në kushte kur presidenti emërohet me zgjedhje të drejtpërdrejta, sipas Ziberit, duhet të precizohen qartë kompetencat e tij kushtetuese me qëllim që të mos bëhet përplasje me pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës.
“Maqedonia ka një defekt tjetër ajo është precizimi i kompetencave të presidentit në Kushtetut që fatkeqësisht shumica parlamentare nuk arriti që në fazën e ndryshimit të kushtetutës për shkak të marrëveshjes së Prespës të bëjë precizimi në mënyrë që mos të lehet hapsir për volletarizëm të presidentit, që të ndërhyj në pushtetin egzekutiv dhe ligjvënës. Në zgjedhje të drejtpërdrejta un mendoj që nuk është mirë që të ulet pragu zgjedhor deri në atë masë sa që nuk do të paraqiste vullnet të shumicës së qytetarëve”, tha Zyberi.
Gjorge Ivanov po e mbyll mandatin e tij të dytë si komandat supreme i forcave ushtarake të vendit, kandidat i VMRO-DPMNE-së në kohën kur ishte në pushtet./alsat