Gjashtë viktima dhe 93 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kanë ndërruar jetë një 63-vjeçar nga Lezha, një 67-vjeçare dhe një 70-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Librazhdi, një 72-vjeçar nga Kukësi dhe një 88-vjeçar nga Dibra.
93 rastet e reja të infektimeve janë zbuluar nga kryerja e 812 testeve dhe shpërndarja gjeografike e infektimeve është: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë ditës së fundit, 227 qytetarë janë shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3 788, kurse numri i të shëruarve ka arritur në 5 441 persona. Një ditë më parë pati katër viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19.
COVID-19 – Statistika (1 Shtator 2020)
Testime totale 63649
Raste pozitive 9606
Raste të shëruara 5441
Raste Aktive 3875
Humbje jete 290
(Qarku Tiranë 135, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2027
Durrës 513
Shkodër 290
Lezhë 196
Korçë 163
Elbasan 135
Fier 135
Kukës 132
Vlorë 125
Berat 81
Dibër 41
Gjirokastër 37