Këshilltari i Presidentit kosovar, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iouas, gjeneral major, Timothy Orr e ka anuluar vizitën në Kosovë.
Arifaj ka thënë se njoftimin për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr e kanë marrë nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili ka pasur takim me zyrtarët e SHBA-ve në Ambasadën në Prishtinë.
“Gjeneral Rama vetëm na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë Arifaj. Sipas tij, anulimi i vizitës së zyrtarit amerikan ka ardhur për shkak të mosvazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurse zyrtarë të FSK-së dhe as të ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë dashur të flasin për këtë temë.
Mesa duket, zyrtarët amerikanë e kanë ndëshkuar Ramush Haradinajt me mosdhënie të vizës amerikane për shkak të mos heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.
Ndërsa ai ka thënë se heqja e taksë do të ndodhë kur Serbia do ta njohë Kosovën.