Më 13 dhjetor, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe të Ngarkuarës për Evropën Juglindore, Lindore dhe Kaukazin e Jugut pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Heike Backofen-Warnecke, u zhvilluan bisedimet qeveritare dyvjeçare rreth bashkëpunimit për politikat për zhvillim midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Bisedimet e hapura dhe konstruktive rezultuan në një angazhim financiar të Qeverisë Federale në vlerën e 74.3 milionë eurove për dy vitet e ardhshme (2023-2024) në fushën e bashkëpunimin bilateral financiar dhe teknik.
Bisedimet e hapura dhe konstruktive rezultuan në një angazhim financiar të Qeverisë Federale në vlerën e 74.3 milionë eurove për dy vitet e ardhshme (2023-2024) në fushën e bashkëpunimin bilateral financiar dhe teknik.
Delegacioni gjerman nënvizoi rëndësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm në bashkësinë transatlantike dhe evropiane. Qeveria Federale Gjermane do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe në proceset e saj transformuese. Delegacioni gjerman përshëndet fillimin e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe nisjen e procesit screening.
Gjermania mbetet donatori bilateral më i rëndësishëm i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim. Ajo do të vazhdojë mbështetjen e saj teknike dhe financiare për reformat në Shqipëri– veçanërisht në sektorët e klimës, energjisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik, arsimit profesional dhe punësimit. Në fushat e menaxhimit të mbetjeve, furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve, bujqësisë dhe energjisë, Gjermania promovon dialogun e politikave sektoriale dhe koordinimin e bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet partnerëve të përfaqësuar në Shqipëri.
Njoftimi i plotë
Më 13 dhjetor, nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe të Ngarkuarës për Evropën Juglindore, Lindore dhe Kaukazin e Jugut pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Heike Backofen-Warnecke, u zhvilluan bisedimet qeveritare dyvjeçare rreth bashkëpunimit për politikat për zhvillim midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Bisedimet e hapura dhe konstruktive rezultuan në një angazhim financiar të Qeverisë Federale në vlerën e 74.3 milionë eurove për dy vitet e ardhshme (2023-2024) në fushën e bashkëpunimin bilateral financiar dhe teknik.
Delegacioni gjerman nënvizoi rëndësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm në bashkësinë transatlantike dhe evropiane. Qeveria Federale Gjermane do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe në proceset e saj transformuese. Delegacioni gjerman përshëndet fillimin e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe nisjen e procesit screening.
Duke theksuar rëndësinë qendrore të një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla si dhe respektimit të parimeve themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara si bazë për marrëdhëniet ndërshtetërore, të dyja palët dënuan luftën mësymëse të Rusisë ndaj Ukrainës dhe u zotuan se do të punojnë së bashku për të zbutur ndikimet e kësaj lufte në të gjithë sektorët e bashkëpunimit mes tyre
Gjermania dhe Shqipëria ripohuan bindjen e plotë të përbashkët që bashkëpunimi ndërrarajonal dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për të trajtuar sfidat e përbashkëta ndërkufitare si migracioni, krimi i organizuar, ndotja e mjedisit, ndryshimet klimatike ose zhvillimin infrastrukturor.
Gjermania përshëndet vullnetin e Qeverisë Shqiptare për reforma dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj teknike dhe financiare për këto reforma – veçanërisht në sektorët e klimës, energjisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik, arsimit profesional dhe punësimit. Në fushat e menaxhimit të mbetjeve, furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve, bujqësisë dhe energjisë, Gjermania promovon dialogun e politikave sektoriale dhe koordinimin e bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet partnerëve të përfaqësuar në Shqipëri.
Që prej bisedimeve të fundit qeveritare në vitin 2020, Gjermania ka premtuar tashmë një mbështetje me vlerë 34.5 milionë euro për zbatimin e projekteve të përbashkëta me Shqipërinë në fushat e zhvillimit të qendrueshëm ekonomik, arsimit, punësimit, klimës, energjisë, qeverisjes së mirë si dhe për përballimin e pandemisë së Covid-19. Kështu, sikurse edhe në vitet e shkuara, Gjermania mbetet donatori bilateral më i rëndësishëm i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim.
/Argumentum.al