Sot Gjermania merr përsipër kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ambasadori Peter Zingraf paraqiti përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së ku foli edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Në mesazh në rrjetin social facebook Zingraf, ka treguar objektivt që ka Gjermania në drejtimin e BE-së.
Ne dëshirojmë që së bashku me shtetet e tjera ta forcojmë europën dhe ta çojmë përpara atë.
Sipas Zingraf temë qendrore e presidencës së radhës është përballimi i krizës së virusit Corona.
“Kancelarja Merkel ka thënë se kjo krizë është sfida më e madhe e Europës që prej fillimit të historsë së saj. Objektivi ynë duhet të jetë për ta nxjerr Europën më të pavarur dhe solidare. Në këtë kohë të vështirë Europa duhet të jetë e bashkuar. Një BE e fortë është në interes të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimorë“, tha ambasadori.
Më tej Zingraf theksoi se BE shtet e tjera anëtare e kanë mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës.
“Por ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë dhe rajonin edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekomonike dhe sociale”, tha ndër të tjera Zingraf.