Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding.
Gjiknuri e informoi ambasadorin me organizimin e Partisë Socialiste dhe sfidat e mandatit të tretë qeverisës.
Gjithashtu në takim u shkëmbyen ide për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.